VRASJA E MINISTRIT TË LUFTËS AHMET KRASNIQI – PRAPASKENAT DHE URDHËRDHËNËSIT

Pas botimit të lajmit lidhur me atentatorin e ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, Redaksia e Informatorit Lidhja e Prizrenit, ka marrë disa letra me përmbajtje afërsisht të njëjtë. Të interesuarit kanë pyetur se me cilën valutë realisht ishte paguar vrasësi Feriz Kërnaja dhe nga cili komandant?

Redaksia e Informatorit Lidhja e Prizrenit e ka riverifikuar informacionin paraprak dhe ka gjetur se atentatori, në të vërtetë, ishte paguar me 250.000 $ (dollarë amerikanë). Kjo shumë korrespondon me shumën që është gjendur në kasafortën e Shërbimit Informativ Shqiptar pas ikjes nga Shqipëria të z. Bashkim Gazidede dhe nuk ishte regjistruar askund. Prandaj, kjo shumë ishte lehtësisht e mundur të vihet në qarkullim për operacione kriminale.

Një burim tjetër saktëson se një njeri i rëndësishëm, me origjinë nga Kosova, me qëndrim në SHBA, ato ditë, para dhe pas vrasjes, është dukur shpesh duke pirë wisky në lokalin Nikolino në qendër të Tiranës. Ndërsa për personin që e pagoi atentatorin, burimet konfirmojnë se ishte vetë komandanti i SHP të UÇK-së, i asaj periudhe kohore, ai që kishte bërë pagesën.

Feriz Kërnaja ishte takuar, përveç me përgjegjësit kryesorë të SHISH-it edhe me kryetarin e tanishëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Skender Gjinushi.

Pas dhënies së Betimit nga ushtarët dhe eprorët e FARK-ut, më 21 qershor 1998, marrëdhëniet e Ahmet Krasniqit dhe komandantëve të shpifur të UÇK-së kishin degraduar deri në pikën zero.

Megjithatë, preteksi kryesor ishte një telefonatë e Bujar Bukoshit, i cili pas vrasjes së Azem Hajdarit, kishte zhvilluar një bisedë me dikë nga udhëheqësit kryesor të PD dhe u kishte thënë : « Mos keni frikë, se e kam Ahmetin me 1000 ushtarë në Tiranë ». Këtë telefonatë e kishte regjistruar SHISH.

Telefonata e Bukoshit e kishte ngarkuar situatën. Këtë e vërteton edhe lëshimi i një komunikatë me të cilën kërcënohej qeveria e Fatos Nanos. Kjo komunikatë demantohet nga Shtabi i Përgjithshëm me komunikatën numër 42.

Veç komunikatës, situatën e kishin ngarkuar edhe më shumë demonstratat e organizuara në Tiranë, pasi ne te marrin pjesë disa ushtarë me shenjën e UÇK-së, të cilët burgosen po atë ditë dhe mbahen ne arrest në Burgun 313.

Burimi saktëson se, pasi ky atentat ishte organizuar nga institucionet e shtetit shqiptar dhe komandantët e SHP të UÇK-së, vrasja e Ahmet Krasniqit nuk u hetua kurrë ose u hetua për t’i prishur provat.

Shënim
Vrasësi Feriz Kërnaja, më 4 gusht të vitit 1999, është ekzekutuar me mina të telekomanduara.

5 thoughts on “VRASJA E MINISTRIT TË LUFTËS AHMET KRASNIQI – PRAPASKENAT DHE URDHËRDHËNËSIT”

  1. Lavdi dhe respekt per kolonelin e kombit tone z. Ahmet Krasniqi! Mallkuar dora e zeze e tradhetise qe qelloje mbi Kolonelit! Ai kontriboje per clirimin e Kroacise, ai sapo projektoje clirimin e Kosoves, nga dora e zeze e tradhetise u vra me 21 Shtator 1998 ne mes te kryeqytetit Tirane. Kjo ngjarrje e turpshme dhe pabesie shenoje turpin e radhes per historine e kombit tone.

  2. Lavdi Kolonelit te kombit shqiptar z. Ahmet Krasniqi!
    Nga: Monarki Vora
    Vorë 1.12.2019.

    RESPEKT PER SH.B.A….
    Vetem SH.B.A. kane fuqine per te vendosur ”Shtetin Ligjor dhe Drejtesine e vertete ne Shqiperi”….
    Sepse Sali Bolsheviku (Berisha) nga viti 1990-2019 i mbeshtetur direk nga diktatori komunist Alia, ai ka perçar shqiptaret mes vetit. Ai me organizaten e tij kriminale te korrupsionit, ka nxitur konflikte dhe vrasje dhe deri edhe vlla-vrasje mes shqiptarve.
    Kjo sot provohet me ngujimet dhe gjakmarrjet qe jane perhapur ne Shqiperi.
    Nje pjese e madhe e familjeve i ka futur ne gjakmarrje jane vrare, kurse pjesa tjeter e mbetuar jane bere azilkerkues neper shtetet e botes.
    Presidenti & Kryministri i korrupsionit dhe krimit te organizar Sali Ram Berisha, per te krijuar frike dhe terrorr psikologjik ne popull.
    Ai me 15 Mars 2008 vrau 26 veta me tragjedin qe ai beri me familjen e tij ne Gerdec te Vores.
    Ai me 21 Janar 2011 vrau me armen e shtetit 4 shqiptar te pafajshem protestues ne mes te Tiranes.
    Sali Ram Berisha per tre dekadat e fundit instaloje krimin dhe korrupsionin masiv ne te gjitha strukturat shtetrore ne Shqiperi.

    Te gjitha keto prova dhe shume Akate te tjera krimi te renda qe ai ka bere; provojne dhe vertetojne:- se Sali Berisha eshte kryekriminel dhe nje kryetredhetar i kombit shqiptar.

    Sali Ram Berisha per tre dekadat e fundit instaloje krimin dhe korrupsionin masiv ne te gjitha strukturat shtetrore ne Shqiperi.
    Ai eshte nje komunist i pa bese dhe vrases i modelit ”sllavo-stalinist”.
    BERISHA NUK KA DERMA DHE SHPETIM SEPSE NUK KA ASNJE SHANC PER TI SHPETUAR, STRUKTURAVE TE HETIMIN NDERKOMBETAR-EUROPIANE-AMERIKANE.
    BERISHIZMI MAFTE KA VRARE PERSONA TE PAFAJSHEM; MJAFTE KANE KULLOTUR DHE LIVADHISUR PER TRE DEKADA.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top