VRASJA E ÇLIRIMTARIT VIZIONAR

SHKRUAN: SAIM TAHIRAJ

Vrasja e kolosit, nacionaldemokratit të madh, Ahmet Krasniqit, përsëritje historike e vetëvrasjeve komëtare me pasoja epokale për popullin tonë. Sotë mushen 19 vite kur në mesin e kryeqytetit shqiptar ndodhi atentati më makabër ndaj ministrit të luftës, kolonel Ahmet Krasniqit. Kjo vrasje nukë ishte vetëm likuidim fizik i trupit të ministrit, por ishte një atentat ndaj luftës çlirimtare të popullit tonë për liri dhe pamvarësi, sepse u vranë institucionet e popullit të Kosovës të dalura nga vota e lirë.

Atë ditë të zezë u vra vizioni i çlirimtarit, rruga e drejt për çlirimin e Kosovës në frymën e plotë të filozofizë origjinale kombëtare që nisën sëbashku koloneli me ideologët e mëdhenj ; Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën. Atë ditë të zezë për kombin tonë, u vra vazhdimësia e kësaj rruge të shenjtë që vazhdoi ideologu ynë i madh, Prsidenti i parë historik, nacionaldemokrati Ibrahim Rugova. Fatkeqësi e madhe ! Historia po përseritet. Ideologjia pansllaviste edhe njëherë derdhi urrejtjen vdekjeprurëse ndaj ideologjisë së pastër kombëtare, duke vrarë koken e saj nacionaldemokratin e madh, kolonel Ahmet Krasniqin. Popoviçët dhe Mugoshët u ringjallën dhe si dikur e sollën me vete ogurin e zi që vetëm tragjedi i solli kombit tonë. Figura e kolonel Krasniqit përsonifikohej me elemente të larta njerzore dhe kombëtare, e në veçanti, shumë profsionale. Ai m’i kujtonte figurat e burrave të mëdhenj të odave të Rrafshit të Dugagjinit, kur rrinta këmbëkryq duke dredhur cigaren me mustaqet që i jepnin një pamje shumë serioze dhe të vendosur figures së tij. Si sot më kujtohen fjalët e tij që na i tha në banesën e vëllaut tim Ismet Tahirajt, në La Chaux-de-Fonds të Zvicëres dhe të cilat më vinë si jehonë gati çdo ditë: “Bacë puna e parë që duhet bërë dhe që është më e rëndësishmja, të gjithë të futemi në një kulm të organizimit dhe me duart e tija të mëdha bënte formen e kylmit të shëpisë. Pastaj do ta kemi shumë më lehtë. Nuk guxojmë të lejojmë që të na përseritet historia, që energjitë tona kombëtare t’i shpenzojmë duke luftuar në mesë vete për shkakë të ideologjive të huaj. Tërë energjinë tonë duhet bashkuar për ta luftuar vetëm shkaun dhe njëherë e përgjithëmonë të lirohemi nga kjo robëri shekullore“. Si dikur bashkideologu i tij Jusuf Gërvalla që me tërë energjinë punoi për bashkimin e të gjitha grupeve dhe organizatave politike shqiptare, ashtu edhe kolonel Krasniqi, natë e ditë, duke udhëtuar nga shteti në shtet punoi për të unifikuar faktorin politik dhe ushtarak mbar shqëpëtar. Kjo punë i mori shumë kohë, sepse abicjet e neokomunistëve shqipëtarë (të Kosovës) ishin shumë të mëdha. Ata e kishin edhe përkrahjen absolute të pushtetit komunist në Tiranë. Pasi që mendoi se deridiku kishte arritur ta realizojë këtë qëllim madhor, ai shkoi dhe u vendos në Tiranë për të vazhduar organizimin profesional për qlirimin e Kosovës, por pengesat dolën që në fillim nga neokomunistet të mbështetur nga baballarët e tyre në Shqipëri. Ata kurrë nuk u pajtuan që në krye të ushtrisë së Kosovë (FARK) të jetë një nacionaldemokrat dhe një profesionist, siç ishte fomati dhe përgatitja ushtarake e Ahmet Krasniqi. Provuan të gjitha format e pengesave dhe shantazheve ndaj tij dhe ushtarakëve të FARK-ut, por pasi që u binden se nuk po kanë sukses, pasi sukseset e njesive operative të Ministrisë së Mbrojtes të udhëhequr nga oficer profesionistë ishin të mëdha dhe i tërë populli ishte në mështetje të tyre, ata kuptuan se e vetëmja mënyrë për ta penguar, ishte likuidimi fizik i kolonel Krasniqit.

Neokomunistët e Kosoves, të mbështetur fuqishëm nga baballarët e tyre komunist në Tiranë, e realizuan këtë pikrisht sot e 19 vite më parë me një atetntat makabër duke i qitur faqen më të zezë edhe njëherë, si shumëherë më parë, kombit shqiptar. Sot po mbushen 19 vite dhimbje për humbjen e këtij burri të madh, sot po mbushen 19 vite me barrën e rëndë të turpit që bartin të gjitha udhëheqëjet politike të Shqipërisë dhe Kosovës të cilat nukë e bënë edhe hapin më të vogël për t’i zbuluar vrasësit dhe urdhërdhënësit e këtij akti barbar. Ata pa fije turpi bëjnë koalicione, aleanca dhe pazare pa pyetur fare se këta ishin atë kohë dhe më pas në krye të atyre bandave të cilat i sollën aqë tragjedi kombit tonë, duke likuiduar edhe kokat më të rëndësishme të institucioneve të Republikes së Kosoves, të udhëhequr nga prsidenti historik Ibrahim Rugova.

1 thought on “VRASJA E ÇLIRIMTARIT VIZIONAR”

  1. Pershendetje Z.Arber meshekuj shyptartè kan vra fatin evet lirin evet komin evet jukan mbeshtetè sllavizmit vdekje prus ndaj komit ton ishalla ndalohetè kjo vaki nihere e per gjihmon kaloni mir:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top