VLLAZNIM BASHKIMI ME SHKIJE DHE INVADIMI NË MALËSI

SHKRUAN: Prof. Dr. Romeo Gurakuqi

1* 75 vite me pare, repartet e Ushtrise se Kuqe te komanduara nga Shtabi i PKJ dhe i PKSH, invaduan Malesine dhe Kelmendin. Për mbrojtjen e Malësisë së Madhe nga invadimi komunist, populli u organizua në mbrojtje, nën drejtimin e këtyre prijësve: Kelmendi me prijës Prek Calin, Zagora me prijës Llesh Marashi, Hoti me prijës Gjelosh Luli, Shkreli me prijës Pjetër Gjokë Bajraktari dhe Nikollë Preka, Kastrati me prijës Gjon Martini dhe Mirot Paloka.

Posaçerisht e ashper ka qene beteja per nenshtrimin e popullit te Kelmendit, te paperkulun prej shekujsh ndaj okupatoreve dhe ruajtes te pathyeshem te piramidave veriore te Shqipnise. Për shtypjen dhe nënshtrimin e Kelmendit u angazhuan batalioni i parë i Brigadës I dhe mbasi kjo njësi ra në përpjekje me forcat nacionaliste të drejtuara nga Prek Cali, asaj iu bashkëngjitën edhe dy batalione të tjerë të Brigadës XXIV.

Raportet e partizanëve (AQSH, Fondi 14, Viti 1945, D. 215, fleta 81-87. Raport i Ushtrisë Partizane, pa nënshkrim, që mban datën 18 shkurt 1945), tregojnë, se operacionet e pastrimit kanë vazhduar gjatë muajit shkurt të vitit 1945. Me datë, 7 shkurt 1945, pas një marshimi të gjatë nëpër borë dhe akull, në lartësi nga (1800 – 2000) metra, nëntë batalione të Ushtrisë së Enver Hoxhës arritën të rifillonin sulmet kundër Kelmendit. Duhet të theksoj, se rezistenca në Kelmend u zhvillua paralelisht me procesin e spastrimit, që partizanët jugosllavë zhvillonin për nënshtrimin e Hotit dhe Grudës matanë kufirit dhe luftën në Plavë dhe Guci. Në fazen finale te rezistences, Prek Cali me 40 besnikë u mbyll në një shpellë gati të pakapshme në shkrepat e Vuklit, ku ka rezistuar deri me datë, 15 shkurt 1945, ora 14.00, kohe kur ka leshuar armet nen besen qe komunistet nuk e mbajten.

Sipas raporteve partizane, komunistët patën 39 të vrarë dhe 48 të plagosur (prej tyre 30 të vrarë dhe 48 të plagosur ishin nga Brigada I).Popullsia e Kelmendit pati 44 të vrarë në aksion dhe 21 të plagosur.

19 familje u internuan e përfunduan më pas në kampin e Beratit. Prek Cali u soll në Shkodër, ku u prit nga turma të inskenuara dhe u gjykua nga Gjyqi Ushtarak i Korparmatës III në Shkodër, në të cilin u dënuan 25 persona.

Në gjyq Prek Cali deklaroi, se “partizanët janë njerëz të këqij, të djegin, të vrasin dhe janë njerëz pa fe”. Me vendimin nr.42, datë 3 mars 1945, gjykata ushtarake, ndër të tjerë, deklaroi fajtorë dhe dënoi 70-vjeçarët Prek Calin dhe Ded Lulash Smaili, me vdekje. Hetuesi, që i ka pyetur me radhë të gjithë malësorët, ka qenë Skënder Hysi. Trupi Gjykues në Shkodër, ka qenë i përbërë nga Major Tonin Jakova, anëtar Mustafa Iljazi dhe Zoi Themeli, Prokuror i çështjes ka qenë Jonuz Mersini. Vendimi i Gjykatës Ushtarake të Brigadës II në Shkodër, është konfirmuar nga Gjykata e Naltë Ushtarake në Tiranë, e përbërë nga kryetari Gaqo Floqi dhe anëtarë Frederik Nosi dhe Veledin Zejneli. Prokuror i çështjes në shkallë të lartë ka qenë Myftar Bare, ndërsa sekretar Jani Thoma.

Prek Cali dhe 8 të dënuar të tjerë u ekzekutuan nga Brigada II e “Mbrojtjes së Popullit” në Shkodër, pas Varrezave të Rrmajit. Ky gjyq, dënoi 25 vetë (Prek Cali nga Katundi Vermosh, Gjelosh Toma, Nikc, Dedë Lulash Smajli, Nikc Fran Zef Pëllumbi, Nikc, Prelë Tom Gjergji, Nikc, Kolë Prek Pëllumbi, Nikc Tona Tomia, Nikc, Gjergj Mark Luca, Nikc, Fran Mirash Zefi, Vukel, Fran Dosh Preka, Vukel, Mark Gjelosh Vata, Vukel, Pal Mark Gjeka, Vukel, Dod Nikoll Zefi, Vukel, Fran Pretash Zogu, Vukel, Ndue Gjon Rapuka, Vukel, Dod Shan Doshi, Vukel, Ndue Luc Gjoni, Vukel, Ndue Gjek Vuksali, Vukel, Maç Ndue Gjoni, Vukel, Gjon Mirash Zefi, Vukel, Nikolle Pretash Logu, Vukel, Dedë Gjelosh Lula, Vukel, Mark Gjok Vuksani, Vukel, Zef Gjon Rapuka, Vukel, Mark Tom Luca), nga të cilët edhe 4 me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kryesisht me 30 vjet burg. (Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dosja nr. 287-A, viti 1945 (vendim i Gjykatës Ushtarake të Korpusit II, datë 16.03.1945).

Më, 25 mars 1945, në muret e qytetit të Shkodrës u shpërnda një afishe e madhe, e cila kishte këtë titull: “Pushkatohen kriminelat e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”. Kështu, Malësia humbi 137 bijë të saj, trimat e devotshëm në kryengritje. U burgosën 345 burra dhe u internuan 41 familje të shpallura reaksionare. Me të drejtë thuhet se Malësia, u vesh me petkun e zisë. (Mërgim Korça, Historia e vertetë e pushkatimit të Prek Calit, “Bota Sot”, 17 shtator 2017).

75 vite pas rezistences, Kelmendi ndodhet nen nje “agresion” te ri: ate te nxjerrjes jashte vendit, ne heshtje dhe tinzisht te rinise, zaptimit te pronave shekullore te malesoreve (ne nje foto eshte harta e pronesise se Vermoshit skicuar nga Komisioni Nderkombetar i Caktimit te Kufirit te vitit 1914. Nje prove dokumentare, qe cdo pellembe toke ne Malesi ka pronar privat ose komunitar dhe per rrjedhoje titujt e pronesise jane te patjersueshem nga makinacionet qeveritare) dhe shkaterrimit te ekosistemit, permes ndertimit pa asnje kriter, te hidrocentraleve te klienteve te pushtetit socialist.

Tregues i vijimit te percmimit te heshtun te Tiranes zyrtare ndaj Malesise kreshnike, popullit te Kelmendit, diaspores qe jeton me mendje dhe zemer ne troje, asht gjendja e mjerueme ne te cilen ndodhet sot shtepia e Rojtarit te Madh te Kufinit Verior te Shqipnise: PREK CALIT.

Asht koha per nderim te njimendte, qe len pas fjalet.
Duhet nji angazhim serioz per mbrojtjen e jetes, prones, tradites dhe zhvillimit ne Kelmend, ne Malesi, ne Shkoder dhe krahine.

Shkodra nuk asht nji hapesine fundore e Shqipnise, qe mund te zotnohet permes perdorimit te injoranteve, prozhmuesve rrahagjoksa te rrugeve, si model kundervenes mbi pjesen e urte dhe te ditun te shoqnise krahinore. Shkodra asht rruga historike e Shqipnise per ne Europe. Asht koha e nderrimit per mbare te regjistrave te references dhe e udherrefyesve programore, per ndjekjen e politikave te pershtatshme zhvillimore.

1* Titulli i redaksisë

1 thought on “VLLAZNIM BASHKIMI ME SHKIJE DHE INVADIMI NË MALËSI”

  1. Agim Busulla

    Prek Cali trim me shoke shume.
    Duhet te perulemi para figures se tij dhe shokeve te tij trimat e Malsis Madhe.
    Duhet urgjent te ngrihet nje permendore e madhe ne mes te Shkodres,ku te flitet per keta trima. Dhe shtepia e Prek Calit te behet muse.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top