Vizita Provokatore në Sudunicë – Istog

SHKRUAN: MILAZIM MARAJ

Qytetaret e Sudunicës mbrojnë me devotshmëri trashëgimitë e tyre kulturore.
Sikur këta pelegrin kanë qenë ata që dikur Sudunicës i vranë priftin e tyre shqiptarë të familjes Belaj.
Institucionet e Kosovës duhet të angazhojnë ekspert për të studiuar mirë kërkesat e Serbisë, Rusisë dhe Turqisë.

Vizita e serbeve nën maskën e pelegrinëve në fshatin Sudunicë ishte provokim i rëndë për popullin shqiptar të këtij fshati. Këto “vizita” përgatiten në kuzhinën e spiunazhit rus në Nish. Qëllimi i tyre është provokimi i vazhdueshëm për të mbajtur në tension situatën në Kosovë dhe vëmendjen e opinionit demokratik botëror për gjeja pengesën që iu behët serbeve për të vizituar kishat në Kosovë.

Kjo kishë është Ortodokse shqiptare. Këtë Kishë këta spiun nuk kanë ardhur për ta vizituar asnjë herë para vitit 1999. Studenicasit kishin arsye dhe të drejt që u revoltuan. Janë këto shërbime ruse që dikur ua vranë priftin ortodoks shqiptarë dhe nuk e lejuan të funksionoj këtë kishë ortodokse shqiptare. Kishën në Sudunicës kjo popullatë nuk e lejoj në asnjë kohë të okupohet dhe të shndërrohet në kishë serbe, që do të bëhej qendër spiunazhi rus.

Edhe kisha e Gorrioqit në Istog është Kishë Shqiptare. Kjo ishte kisha e Bujupëve. Por mëqënse nga Bujupet u nda një familje; këta ishin Lushët që më vonë u konvertuan në serb (shki) duke pranuar prapashtesën serbe (iq) nga Lushët më vonë u quajtën Lushiq. Lushiqet pa të drejt pranuan tutelën e kishës serbe(ruse), kjo kishë u okupua edhe sot shërben si qendër spiunazhi rus në Istog, merret më vizita të tilla dhe përgatitë aksione të reja të planit politik me prapavijë kriminale për të u përdorë më vonë si pjesë e mozaikut në planin rus dhe serb për Gadishullin Ilirik. Përgatisin rikolonizimin e Kosovës për mes të projektit “kthimin e të shpërngulurve”. Krimet e tilla Serbia po bënë anë e këndë territorit të saj. Ajo nuk lejon autoqefalin e kishës ortodokse shqiptare në Serbi por përmes të pelegrinëve pretendon të mbaj pronësinë e kishave shqiptare në Kosovë.

Shumë shqiptarë të besimit ortodoks në Serbi detyrohen të regjistrohen serb dhe dhunshëm të pranojnë së janë serb, pastaj të shkojnë në kisha të veta të okupuara nga Serbia(Rusia) për të kryer lutjet fetare në gjuhën serbe dhe jo si shqiptarë në gjuhën shqipe. Këso maskarada Rusia ka bërë anë e këndë trojeve tona shqiptare duke filluar nga Krimea, Ukraina, Armenia dhe më vonë, Nishi, pjesët e Maqedonisë që nga Maqedonia e veriut dhe deri në atë te Jugut. Por këtë nyje krimi masiv kundër shqiptarë në Maqedoni e zgjodhi i madhi Josif Bageri sikur e pati zgjedhur Fan.S.Noli në Shqipërisë.

Tani shqiptaret në Serbi duhet të gjejnë Nolin apo Bagerin e vet për të zgjedhur problemin e tyre shekullor. Për te respektuar vullnetin e zotit që i fali shqiptar dhe për të ju drejtuar dhe lutur Zotit në gjuhën shqipe. Shqiptaret zoti i kupton vetëm shqip. Vetëm në këtë mënyrë do të çlirohen kishat ortodokse shqiptare në Serbi. Vetëm kështu do të pushojë lufta serbe kundër popujve tjerë për të iu okupuar tokat për mes të kishave duke i përdorur si qendra spiunazhi. Kjo formë e veprimit është zgjedhur që të duket në pamje të parë sikur diçka e shenjët që nuk ka prapavijë politike dhe në botë të prezantohet më vajtimin serb me lot të krokodilit për të realizuar qëllimet e veta okupuese.

Reagimi i qytetarëve të Sudunicës jo vetëm që ishte i drejt por ishte i domosdoshëm. Kjo revoltë duhet të trokas në ndërgjegjen e atyre që lëshojnë leje për këso vizita. Këta zyrtar të Kosovës duhet t’i venë gishtin kokës dhe të thërrasin ndihmë arsyen kur lëshojnë këso leje me programe sa provokatore aq të rrezikshme dhe më përmbajtje agresore. Këta “pelegrin” dikur barteshin në çdo pjesë të Jugosllavisë për të prezantuar vajin e krokodilit për gjëja vuajtjet serbe në Jugosllavi. Pas përfundimit të këtyre ceremonialeve filloj lufta e armatosur kundër popullatës civile jo serbe anë e kënd ish Jugosllavisë. Kjo luftë speciale filloj në Kosovë dhe pastaj si luftë e armatosur dhe gjenocid edhe përfundoj në Kosovë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top