Vetëvendosje janë xhonturqit e Kosovës

AUTOR: DAUT DAUTI

Nëse VV vazhdon me trendin e saj, do ta sjellë veten dhe neve në një situatë më të vështirë se që jemi sot e që do të jetë e ngjashme me atë që u krijua në Ballkan në fillim të shekullit XX Xhon Turqit (Jön Türkler) e shkatërruan Perandorinë Otomane duke dashur ta shpëtojnë nga sundimi autokrat i sulltanit. Pra, qëllimi ishte i mirë por masat e ndërmarra ishin joadekuate. Ideologët e kësaj lëvizje, shumica e tyre shqiptarë, krijuan një ideologji mjaft përparimtare. Por, krijimi i ideologjisë dhe zbatimi i saj në parktikë, që bëhet me procese politike, janë dy gjëra të ndryshme. Xhon Turqit krijuan ideologji, por jo edhe udhëheqës politik për implementimin e programit të arsyeshëm që kishin. Kjo ndikoi që lëvizja e tyre të kthehej kundër masave të gjëra të popujve të perandorisë. Dhe, rezultati dihet: procesi i shkatërrimit të perandorisë u shpejtua. E njëjta gjë është duke ndodhur me Lëvizjen VV. Qëllimi i saj është shpëtimi i Kosovës dhe kjo është një gjë fisnike. Por, masat për zbatimin e qëllimit të VV janë xhon turke. Ata, pra Xhon Turqit tanë, nuk kanë prodhuar udhëheqës politik për zbatimin e programit. Albin Kurti, ish udhëheqësi dhe tani eminenca gri (éminence grise) i Lëvizjes VV, vazhdon të komunikojë me popullin në stilin ex katedra duke mos e patur parasysh se populli do udhëheqës e jo ligjërues akademikë. ‘Udhëheqësit’ tjerë të VV vazhdojnë të paraqiten secili ma megalomanë se tjetri duke harruar se kanë dalë para popullit për udhëheqje e jo për imponim të karakterit të tyre personal. Xhon Turqit tanë apelojnë për pjesëmarrje në procese që në popull shihen si demonstrim i dhunës dhe shkatërrim i Kosovës. (Kjo mund të mos jetë e saktë por në këtë moment kjo është pamja që sheh populli në Kosovë dhe kjo gjë mbjellë frikë). Xhon Turqit tanë kërkojnë zhbërjen e proceseve për të cilat edhe vetë janë të bindur që nuk zhbëhen dhe propozojnë masa të cilat nuk arrihen dot në këtë moment. Lëvizja VV, për fat të mirë tonin, ende vazhdon të jetë e vetmja parti politike jo oklokrate që kemi dhe si e tillë e interesuar për të ardhmen e vendit. Prandaj, meriton të kritikohet dhe të këshillohet për krijimin e një vije komunikuese të logjikshme me popullin. Duhet patur parasysh se në politikë më shumë bën punë elasticiteti se sa ngurtësia. Nëse VV vazhdon me trendin e saj, do ta sjellë veten dhe neve në një situatë më të vështirë se që jemi sot e që do të jetë e ngjashme me atë që u krijua në Ballkan në fillim të shekullit XX.

1 thought on “Vetëvendosje janë xhonturqit e Kosovës”

  1. Deshirat e kti poplli jan te mira po skan munsi mei spjegu se jan larg marrveshjeve mes veti sa toka meqillin jan ba aq armiq mes veti sa qe nuk mun te pershkruhen ni popull sa asht kosova ka shum parti qe asnjana me tjetren skan parime as program te njajt gith kush nukassht ne partin e tina asht armik ipa falshem kjo tregon se standardi i jetes ne kosov nukasht stabil qe nga pas Luftes se lavdishme te UQKs qe na pruni pavarsin e kosoves me ndihmen e miqve te popllit te kosoves e deri sod popullsija veq sa po ulet me daljen e rinis nga vendi me famile per mosmeu kthy ma kurr dami maimadh qe poi bahet kosoves kapas nevoj qe kti poplli ti munsohet jeta e punsimi ne venlindje po kjo nuku arrit deri sod tash shpresat e funit jan kto votime te para kohshme nese shyptart e kuptojn se tegjith jemi shyptar e partit e feja mos tena dajn per mei ba detyrat e shkavit kunra shyptarve ju uroj votime te qeta été menqura qe tegjith kush ka drejt votimi te dalin ta kryn detyren kombtare per ni shtet te fort été drejt per ni jet te barabart qe ta forcojm shtetin ton te lavdishem respekt gjith popllit klm

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top