VETËVENDOSJE! E KA VRA MARRËVESHJEN ME LDK

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Më kujtohet kur pleqtë thonin : « Hajt baco tu rrit’ mendja » !

Shumë kohë, si i vogël nuk kam ditur ta zbërthej këtë formulë. Më vonë, e kuptova se kjo kishte një porosi të çuditshme e të kobshme, që do të thotë, atij që i rritet mendja, e then qafen.

LVV-së iu ka rritur mendja.

Nga një formacion i dalur nga “Demokracia e gurëve”, me ndihmën e LDK-së, gjatë dy viteve në opozitë, u civilizua dhe edukua aq sa mund të edukohet një formacion që ideologjinë marksiste e zhvillonte më shumë me gurë e rrasa nëpër rrugët e Prishtinës se sa me teori dhe kurse. Sidoqoftë, kurset e mbrëmjes nuk kanë munguar, por kanë qenë të rezervuar për kuadrat që premtonin dhe që kanë qenë të dëgjueshëm për tribunët e Pararojes brënda Vetëvendosjes.

LDK, sidomos Vjosa, ka pasur ndikim të madh në këtë edukim opozitar të LVV-së. Nuk është pak kur dikujt ia hjek gurtë nga dora dhe në vend të tyre ia jep lapsin ! Por, në vend se ta shpërblej LDK-në për këtë ndihmë, sidomos Vjosen, kur mendohej se janë të sinqertë për një marrëveshje për bashkëqeverisje, LVV-së iu rrit mendja!

Kështu, më 26.12.2019, duke zgjedhur kryetar parlamenti Glauk Konjufcen, e ka vra marrëveshjen me LDK-në dhe përpjeket dy mujore. Mendoj që të gjithë skeptikët për një marrëveshje të re kanë të drejtë, sepse shpesat janë minimale.

Çka tregoi zgjedhja e Glaukut kryetar të parlamentit ?

Të gjitha propozimet nga LVV që kryetare e Parlamentit të Kosovës të zgjedhet Vjosa Osmani dolën të sajuara. Të gjitha goditjet që ia kanë bërë Isa Mustafës, indirekt ia kanë bërë Vjosës. Dhe këtë ndërmarrje të pistë e kanë bërë me paramendim dhe me shumë taktikë duke shfaqur për të dhimbje, se gjoja, ajo nuk ka peshën që duhet në LDK dhe që partia e saj nuk e respekton. Kjo lojë e LVV-së, iu ka ndihmuar shumë « dinosaurëve » të LDK-së saqë edhe takimin e rastësishëm në parlament të Vjoses me Albinin e përkthyen si të qëllimshëm. Edhe më keq, se « ajo i jep dikujt tjetër llogari » ! Pse paska nevojë Vjosa t’i jap llogari dikujt tjetër kur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, LVV e ka lutur ta fus në listën e saj me numrin rendor tre ! Këtë ofertë, Vjosa, sikur të kishte dashur t’i jap llogari dikujt tjetër, do ta pranonte atëherë. Vjosa e di që nuk mund të punojë në LVV sepse ka mendimin e vet dhe nuk do t’i nënshtrohet asnjë lloj KARANTIN-i as AGJIPTROP-i. Ajo nuk vjen nga « demokraciai e rruges », por nga « tregu i demokracisë amerikane ».

Pse LVV e sulmon dhe denigron Isën , Agimin, Lutën ?

LVV i sulmon « dinosaurët » e LDK-së, por synimin e ka ta deklasojë Vjosën, sepse vetëm kësaj ia kanë frikën, nëse shkohet në zgjedhje të reja. Asnjëri nga këta të lartpërmendurit nuk do t’i sillte LDK-së votat që ia ka sjellë Vjosa, më 06.10.2019, as nuk do t’ia sjellin në të ardhmen e afërt.

Është mirë që më në fund, LVV dhe shumë eksponent të saj ; gazetarë, analistë et opinionistë, sidmos në Perëndim, kanë filluar ta kuptojnë se zgjedhjet e reja do të jenë thyeqafja e LVV-së, pasi duke garuar veçmas tri partitë më të mëdha, është kuptuar saktë raporti i forcave në terren. Më së miri është që më në fund e ka kuptuar edhe Albini. Por, është keq që e kuptuan vetëm pas zgjimit të befasishëm të Kadri Veselit në Zonën B, para disa dite në Klan. Këtë rrezik të zgjimit të Kadri Veselit, mendoj unë, e kanë kuptuar të parët ata të T7 (Berati e Leo) pasi në « Pressing » me Dastid Pallasken dhe në vazhdim me Vjosen ishin shumë agresiv dhe treguan se i takojnë të njëjtit drejtim politik. Së paku për momentin apo derisa ta realizojnë kontrataen me LVV.

Nëse më tradhton dy herë, tradhtia e dytë të qoftë hallall!

Pasi e propozoi LVV dhe e votoi LDK, Glaukun për kryetar Parlamenti, tash LVV nëpërmes disa gazetarucave të blerë po sajon pyetje se çka mendon LDK nëse LVV ia kthen postin e kryetarit të Kuvendit! Sepse tash janë bindur sa kanë tradhtuar, sepse kanë shpresuar që e propozojnë Glaukun dhe nuk e voton LDK. Kështu, nëse nuk do të konstituohej parlamenti, LDK-në do ta lenin fajtore, por kjo ua la « këmbët e arushës në dorë ». Tash LVV nuk po di çfarë t’iu bëj këmbëve t’arushes, prandaj indirekt po thotë « po i kthejmë kryetarin» ! Ku me kthy ? Kujt doni t’ia ktheni? Pse ? Pasi nuk po iu bënë punë as kjo maskaradë, kërkesës së Vjosës për koalicion LDK-LVV, « ideologu sorroist » i Tiranës, Elvis Hoxha me një deklaratë të marrë goditi Vjosen, se gjoja gabimi i saj historik paska qenë kur ka pranuar të garojë për KM të Kosovës duke përfaqësuar Isen, Agimin dhe Luten ! Kjo tregon se në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat do të provojë t’i shkaktojë Thaçi, LVV ia ka frikën vetëm Vjosës. Turpin e këtij baloshi e denoncova te Lidhja e dytë e Prizrenit. Më kishte bllokuar. Shpresoj PËRJETËSISHT!

Dita D

Sot është dita D. Albini do të takohet me Thaçin. Sipas të gjitha gjasave, Thaçi (s)do ta nominojë për kryeministër të Kosovës. Albini duhet të veproj me mençuri dhe shpejt në gjetjen e formulës për një qeverisje të përbashkët më LDK-në.

Një tradhti e DYTË nuk i flalet as LVV-së as Albinit!

1 thought on “VETËVENDOSJE! E KA VRA MARRËVESHJEN ME LDK”

  1. Jo se ka vra e ka vra vet LDK a i duhet te jam llogari per 3% ku e ka shpenzu ma tej te kerkoj postin e prezidentit populli nuk ja fale

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top