“Veteranëve” që spastruan Shqipërinë nga vlerat demokratike, Rama u flet për spastrimet në drejtësi

Kontributorëve historikë në rrjepjen e financave publike u kërkohet mendim juridiko-historik se si duhet bërë reforma

Në ditën e parë të pushtetit komunist, Edi Rama mblodhi në një takim të ashtuquajturit “veteranë të luftës” (nënkupto një grup parazitësh komunistë, ish persekutorë që rrjepin prej vitesh sistematikisht buxhetin e shtetit). Megjithëse kanë kaluar “dimër të vështirë” nga lufta, “veteranët” janë shëndoshë si molla. As pakësohen ndonjëherë, por shtohen vit pas viti. I gjen vëzhgues të Partisë Socialiste në çdo qendër zgjedhore dhe i sheh si agjitatorë popullorë kudo ku ka njerëz duke u folur për të mirat që po sjell pushteti popullor. Nxjerrin një gazetë në të cilën përçarja kombëtare është argumenti kryesor. Nga tërësia e shkrimeve 98% janë “kundër armiqve të brendshëm” ballistë dhe zogistë dhe 2% kundër okupatorit italian e gjerman. Një brez persekutorësh që vetëm Shqipërinë nuk kanë dashur ndonjëherë. E jo rastësisht këta nuk e kanë humbur gjuhën e vjetër të komunikimit. I flasin njëri-tjetrin me fjalën “shoku”. Zaten duan të jetojnë në demokraci me tregun plot e pa tollona, por mendjen e shpirtin e kanë aty ku kanë rrënjët, te krimi komunist. Dje ata u takuan me shokun Rama. Ishin të gëzuar e ngazëlluar. Gjeje te to plot persona që nuk kishin lindur fare gjatë luftës, por që janë dalluar në dërrmimin e “armikut të klasës” dje dhe opozitës sot. Pavarësisht se shoku Edi ishte në Gjermani, ata nuk iu zemëruan atij se ai “bën politikë të madhe”.  Edi Rama u kujtoi atyre të vetmen gjë që ata ditë në bëjnë: spastrimin. Pavarësisht se Rama foli për spastrim në drejtësi, për këtë kategori parazite e qartësisht kriminele, kjo nuk ka rëndë.

Për të qenë më në formë duhej të shtonte dënimin me vdekje. Siç përdorte shoku Enver fshesën e hekurt në ushtri, edhe Edi Rama kërkon përdorimin e fshesës së hekurt në drejtësi.

T’u flasësh kësaj kategorie për “reformën në drejtësi”, është njësoj si të qash hallin me varrin e Enver Hoxhës për përparimin e Shqipërisë. Reformën në drejtësi nuk e beson as Edi Rama. Sepse për të reformë është vetëm dënimi i kundërshtarit politik. Në rast se në Shqipëri do të mendohej një herë të vetme për “reformë në drejtësi”, i burgosuri i parë i saj duhej të ishte Edi Rama. Të gjitha të tjerat janë shfaqje teatrale me apo veteranë. Aq kulla sa ka miratuar bashkia e Ramës në 11 vite, aq korrupsion sa prodhoi ai në 11 vite të drejtimit të bashkisë do të dilnin sa për njëmijë procese. Për të mos folur pastaj për harxhimet në rrush e palma e bëra përgjatë 3 viteve. / Editorial G55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top