Veseli, ciu, ciu, ciu, Ramushi, mjau, mjau, mjau, Thaçi ham, ham ,ham!?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Kur Kadri Veseli me kucë e me macë e rrzoi qeverinë Isa Mustafes (s’po them të LDK-së, sepse aty ishte edhe PDK), Anton Quni i pati thënë Kadriut në Parlament, « nuk shkoj nga politika pa të pa pas grilave për ato që ke bërë gjatë luftës » ! Të gjithë mbetëm me gojëhapur… Mu për këtë, gazetarë e analistë shumë herë iu këthyen këtij prononcimi të Qunit. Komandanti i Koshares vazhdimisht ka thënë që UÇK ka bërë luftë të pastër, e paska përseritur edhe sot dhe askush nuk duhet të frikësohet (veç atyre që s’kanë luftuar por kanë shantazhuar nga hotel Rogneri në Tiranë).

Kadri Veseli në një shkrim « autorial », ishte munduar t’i thotë të gjitha rreth « Dramës së natës të 22 dhjetorit ». Duke sulmuar të gjithë, e më së shumti LDK-në, deridikund edhe dhe VV dhe duke u munduar t’i godas me radhë, mbeti duke bërë ciu, ciu, ciu ! Si duket ndërkombëtarët i kanë dhënë shpullë të ashpër edhepse në letrën e tij, Kadriu, i kishte lëpirë me lëpirje joshëse !

Kush e bëri Ramushin të bëj ; mjau, mjau, mjau!?

Nga rrezimi i qeverisë Mustafa, shumë gjëra kanë ndryshuare, shumë të tjera kanë mbetur në tentativë. Risia më e madhe ishte kur binomi Thaçi-Veseli (edhe pse thijaz e çojnë mes veti) e gjeten një njeri që edhe kur rrëzohet nga rrokaqielli bjen gjithmonë në këmbë-diqysh sikur maca ! Dhe, kësaj biqim maceje ia besuan rolin e Kryeministrit të Kosovës.
Ende pa e marrë mandatin e kryeministrit, nga Franca « i arrestuar » ia nisi me goditjen e shtypit. Ia nisi me « Bota sot » dhe foli para Berat Buzhales, edhe pse ky as që e pyeti. Vazhdoi me fyerjen e gazetarëve duke menduar që po ia hapte rrugën veti për hapa të pamatur. Por, Ramushi mori goditje nga gazetarët të cilët i treguan se nuk ia kanë më frikën sikur dikur që i tregonte muskujt duke thënë se është njeri i « sporteve të rënda ».
I trimëruar në budallallëkun e vet, pasi bëri disa ekzibicione duke besuar se edhe kur bjen nga rrokaqielli, « nuk rrëzoihet, por si maca bjen në këmbë », bëri një salltomortale.
Por, pasi mori edhe ky një shpullë të ashpër nga SHBA, nisi të mjaulloi si mace : mjau, mjau, maju ! « Kam besim në Kosovën ! Kam besim në Amerikën ! »

Edhe Thaçi së shpejti pritet të bëj ham, ham, ham !

Pas ciu, ciu, ciu e maju, mjau, mjau, ka mbetur që protogonisti tjeter i trinomit (crna trojka), presidenti i Kosovës, Thaçi, të bëj ham, ham, ham duke kërkuar që t’ia shkruaj një letër Berati ose eventualisht, nëse ka kohë, Baton Haxhiu. Pse Berati ose Batoni ? Beratin e ka pasur mik të moçëm që e ka shetitur nëpër hotelet me luksoze, ndërsa Batonin e ka mik të përbashkët me Edi Ramen. Veç miqësisë, Thaçi është i bindur se Batoni shkruan më mirë se Arbana Xharra, e cila një ditë më parë pasi goditi Ramushin, ia dorëzoi letrën Kadri Veselit që ia kishte përgatitur para vitit të Ri.

Në fund dy fjalë për « pasdaranët e revolucionit » të UÇK-së, krahut të hotel Rognerit

Ata, të bindur se janë gardianë të Kosovës, pas shpullave që morën të « paprekshmit » e tyre kanë filluar të bëjnë ciu, mjau, ham, ciu, mjau, ham !

1 thought on “Veseli, ciu, ciu, ciu, Ramushi, mjau, mjau, mjau, Thaçi ham, ham ,ham!?”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top