Vendimin e GJND-së e rrëzuam ne

SHKRUAN: NEZIR KRAKI

Po, vendimi i GJND-së e konfirmoi të drejtën e Kosovës për shtet, dmth Kosovën e pavarur si çështje të kryer.

Bota konstatoi dhe u bind se ashtu ishte. Aletatët tanë u mobilizuan për ta konfirmuar Kosovën edhe tek ata që s’e pranonin.

Të vetmit që s’u bindën me vendimin e GJND-së ishin pushtetarët e Kosovës të cilët në krye me Thaçin kontrabanduan bisedime tekniko-politike që çuan në rrëzimin e atij vendimi historikNdërkohë, edhe bota nisi të dyshonte në Kosovën shtet dhe në vendimin e GJND-së. Pranimi i Kosovës nga shtete tjera u bllokua e madje disa njohje edhe u tërhoqën. Kosova u rikthye në çështje të hapur derisa Serbia u konsolidua si në rajon ashtu edhe në botë.

Në korrik 1999 Kosova ishte viktima e vetme. Në korrik 2019 Serbia është viktima ose e « shkelura padrejtësisht » e kësaj historie. Ky sukses nuk do kishte qenë kurrë i mundur pa përpjekjet destruktive të Hashim Thaçit. Dialogu pa strategji dhe idetë për dëmshpërblimin e Serbisë e kanë tejkaluar çdo parashikim të diplomacisë serbe. As fashisti më i çmendur në Beograd nuk kishte shpresuar në vitin 2010 që Serbia do dukej legjitime në pretendime të reja ndaj Kosovës në vitin 2019.
Meritat i kemi ne me bandat tona.

Për këto arsye, vendimi i GJND- së sipas meje është pjesërisht invalid dhe do rrëzohej definitivisht nëse nuk dalim nga cikli i zhbërjes.

Dhe për të njëjtat arsye, nuk guxojmë ta gënjejmë veten sot dhe të bëjmë sikur asgjë s’ka ndodhë nga viti 2010.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top