Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet, është absolutisht i pavlefshëm nga ana juridike

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor në lidhje me datën e zgjedhjeve, është nulë ose absolutisht i pavlefshëm, pasi nuk është kompetencë e kësaj Gjykate, gjykimi i vlefshmërisë apo pavlefshmërisë se dekretimit apo çdekretimit të Presidentit.

Kolegji Zgjedhor merret vetëm me problemet qe lindin me zgjedhjet, kur ka dekret presidencial, kur ky dekret është anuluar dhe është botuar ne fletoren zyrtare, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor nuk bëjnë me asnjë hap për zgjedhjet, pasi nuk kanë asnjë tagër juridik për këtë. Kur në ketë rast ka një çdekretim nga presidenti, atëherë çdo vendim i Komisionit Qendrorë dhe Kolegjit Zgjedhor, është absolutisht i pavlefshëm, apo nulë. Madje edhe zgjedhjet e 30 qershorit nga ana juridike i bie te jenë nulë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ato nuk mund të bëhen kurrë te vlefshme pa u gjykuar dhe shpallur me vendim si absolutisht i pavlefshëm çdekretimi i presidentit, nga gjykata kompetente qe është ajo Kushtetuese, që nuk pritet të ndodhi, pasi kjo gjykatë nuk funksionon.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese e çon komplet sistemin politik në kolaps, pasi vlefshmëria dhe pavlefshmëria e dekretimit të presidentit, gjykohet vetëm prej saj. Në këtë rast zhvillimi i zgjedhjeve pa dekret presidencial konsiderohet absolutisht i pavlefshëm. Ja pse SHBA-te kanë pasur mbi 90% të presidentëve jurist profesionist, pasi politikan të tillë nuk guxojnë të bëjnë gafa kaq të rënda juridike që çojnë deri në rrëzimin e shtetit.

Prof. As. Dr Elena Kocaqi
Lektore e së Drejtës Kushtetuese
Departamenti i Administrimit Publik
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike
UAMD

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top