Shkruan: Luciano Boci
“Mreti” ynë Rama i parë, është tashmë lakuriq!
Pasqyrën në fund të fundit e ka!
S’ka ku të fshehë me mjerimin, papunësinë, krimin, korrupsionin.
Nuk jam entuziast si natyrë e as të bëjë kritizerin nuk më takon.
Por s’mund të rri pa thënë që Lidershipi i PD realizoi një betejë morale e ligjore të paprecedentë.
Sukses i padiskutueshëm personal!
Me hap karakteristik të sigurt e të drejtë, Basha është në ngjitje të pandalshme!
Urtia e Berishës ja vlejti!
PD tregoi se nuk është thjeshtë bashkim numri e votash.
Mbi të gjitha bashkim parimesh e vlerash!
Ekspertët e saj, profesionistë të vërtetë e virtuozë!
Mbështetësit tanë kudo, në mjedise, tavolina, blogje e rrjete sociale dëshmuan shpirt, ideal, mbështetje e frymëzim!
Partnerët tanë si rrallë herë, na shprehën pa ekuivok, se janë miq “pa dorashka”, siç i kemi dashur të jenë!
Në fund, suksesi është meritë e padiskutueshme e të gjithëve shqiptarëve!