Arber Gashi dhe Hysen Terpeza

Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit

Shkruar nga Sinan Kastrati

Sadik Blakaj e “kryen” burgun

Pas bisedave disa ditëshe në burg, Sadik Blaka më tregoi në ”besë” se do dilte nga burgu shpejt, por i vinte keq me tregua para të burgosurve të tjerë, që ai dilte e ne do të mbeteshim brenda. Edhe unë u mërzita që ai dilte e më nuk kisha me kënd me bisedua, me i qajt hallet e dertet por edhe më vinte mirë që ai dilte e do të kontribuoj më shumë jashtë, në këtë kohë të keqe, kur Kosova vlonte.
Unë e luta Sadi Blakajn që të shkoj deri te Xhevat Durmishi në Stanovc të Ultë, komuna e Vushtrrisë, një shoku im më besniku atëhere e tash dhe baxhanak, që Xhevati të shkoj në Turjakë e ta lajmëronte familjen time, që ti largojnë librat dhe materialet e tjera propagandistike siç cilësoheshin librat e ”ndaluara”, gazetat e revistat ….nga RPSSH-ja, këngët, fotografitë, pikturat që kisha marr në Shqipëri, më 1979, gjatë një ekskursioni mësimor e shkencor, si mysafir i Universitetit të Tiranës.

Ai me premtoi se do të shkonte te Xhevati, por më tha se më mirë do të ishte që une t’ia shkruaja një letër, dhe ai ta dërgonte, sepse ishte kohë që duhej pasur kujdes e të “ruhemi” nga të gjithë..! Unë e dëgjova, sepse i besoja Sadikut se kishte të drejtë: duhet pasur kujdes, por unë, pikërisht unë u tregova i pakujdesshëm. E shkrova letrën për Xhevatin, duke dhënë informacion rreth meje dhe emrat e axhentëve me shumë porosi për familjen dhe shokët qe ishin jashtë burgut.

Sadikut ia përshkruajta ekzakt rrugën, fshatin dhe shtëpinë e Xhevatit, që ai s`kishte nevojë me e pyet askënd. I thash: Shtëpia e Mustafë Majancit, babai i Xhevatit, ndjesë pastë, është në mes të fshatit, te Xhamia me Minare dhe një shitore, shitorja e Ramizit. Dyert i ka të hekurta e muri i oborrit është i rrethuar me blloka të betonit.

Sadik Blakaj e kishte qua letrën më së pari në SHSSH, ku ata e kishin kopjua e pastaj ky e merr letrën dhe ia kishte dhënë në dorë Xhevatit, në odën e tij, në Stanovc të Ulët.

Familja Majanci e kishin prit Sadikun, siç është adeti i shqiptarëve, si mikun më të mirë dhe i kishin bërë muhabet, me qehre, me duhan, kafe e qaj. E kishin lutur që të ndalet edhe për drekë e darkë, të pushonte, “ta merrte veten” e të shlodhej pakëz.

Sadiku ishte arsyetuar se nuk mundet me ndejt më shumë por vetëm e kishte kryer një porosinë time, amanetin tim e kishte shkuar. Sigurisht se Sadik Blakaj ka pas edhe ndonjë “amanet tjetër” të ndonjë të burgosuri tjetër.

Kur ai kishte shkuar, Xhevati e kishte djegur letrën që ia kisha dërgua unë e ia kishte dhënë Sadiku duke menduar se me kaq humbën gjurmët e u krye puna. Xhevati ditën e nesërme kishte shkua në Turjakë, te babi im, Uka dhe iu kishte treguar se çka duhet bërë ata. Edhe Xhevati, vete i kishte ndihmua, vëllezërit e mi Ademin e Zeqën, ndjesë pastë dhe e kishin “mëshef” pjesën më të madhe të materialeve të mia por i kishin harrua fotografitë, ditarët (disa fletore), 4 bobina me këngë që i kisha mbledhur te Shahirat e Drenofcit dhe sende të tjera me vlerë për mua…. sepse isha caktuar nga profesori Anton Çetta që të shkruaj një monografi për Salih e Feriz Krasniqin, bashkë me Bahtir Shehollin, muzikolog, punë të cilën kurrë s`e kam kryer.

Xhevati ka qenë i ndjekur këmba këmbës nga “nuhatësit” e policisë sikur hija që i shkon psa njeriut.

Sadik Blakaj ,”I burgosuri politik”?

Kush është Sadik Blakaj?
Dëshmi dhe fakte të publikuara e të pamohueshme

Sadik Blakaj ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së. Është nga komuna e Istgut. Tash jeton në Francë, “pa asni therr` n`kam”.
Sipas disa dëshmive, Sadikun m UDB-në jugosllave e ka lidh Ibrahim Kelmendi “Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, por Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij”.
“Sadik Blakaj, “BLAKAJ SADIK, – Sadik Blakaj, agjent i UDB-së nga komuna e Burimit (ish Istogu). Sipas shokut të tij Ibrahim Kelmendi, një ndër agjentët më të pastër se loti që ka pasur UDB-ja ndonjëherë”.

Ibrahim Kelmendi: “Sadik… Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija…” fq. 20 e fjalorit (Letër për Sadik Blakaj, 21 janar 1981; Faridin Tafallari, T.- Dhimbje, Qëndresë”, Tiranë 1997, fq. 407).”

(XHAFER DURMISHI “FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS” , THEIR FINEST HOUR, MAJ 2013)

Pjesë nga shkrimi i Eminë Fazlisë, citoj:“He more i pafytyrë, çka do të thuash në dokumentin e sipër radhitur ? A do te mohosh të vërtetën duke, thënë si gjithherë se ti je “i pastër si loti” dhe se ato janë sajesa të UDB-ës kundra “patriotizmit” tënd! Mos he burrë i lig e frikacak se kanë filluar të dalin në shesh të gjitha tradhtitë tua, të kurdisjeve të vrasjeve pas shpine të djemve më të mirë të Kosovës Martire; keqpërdorimit të fondit “Vendlindja thërret”; tradhtia e jote ndaj Hysen Gegës; dyshimet për ndihmesën e UDB-ës në organizimin e atentatit kundër vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, për çka dëshmon më së miri ish-bashkëpunëtori yt Sadik Blakaj, i cili jeton në Francë dhe me shkrim në mediet elektronike ka deklarua se Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, por Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij.”

“Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit”
GËNJESHTRAT PAMFLETISTE TË UDB-ASHIT IBRAHIM KELMENDI, Nga Emin Fazlia, në “Revista Drini”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top