SHKRUAN: GANI MEHMETAJ
Varre e kushtimore ushtrive e shteteve armiqësore. Sa tmerr! Përkujtimore të reja për vrasësit më të egër të shqiptarëve. Sa turp.
Varre të ushtarëve serbë që vranë mbi gjysmë milioni shqiptarë me 1913 dhe e përgjysmuan Shqipërinë, ka në veriun e Shqipërisë londineze . Shtatore për gjeneralët famëkeq turq që e terrorizuan kombin duke vrarë vetëm me 1908-1912 mijëra shqiptarë, apo që bënë gjenocid ndaj popujve tjerë (armenëve) ka në Shkodër e Tiranë.
Varre të ushtrisë greke që vranë e masakruan mijëra shqiptarë në jug. ndërsa viktimat e tyre mbulohen me pluhurin e harresës ka në Këlcyrë e Tepelenë.
Tyrben e Sulltan Muratit afër Prishtinës e ngriti Serbia, e ruajtën kohë të gjatë serbët, por e mirëmban filiala e UDB-së së Rankoviqit, BIK-u.
Nuk ka ndonjë shembull tjetër në botë ku klasa politike të jetë puthadore, servile e kriminale sa sundimtarët shqiptarë, nuk ka shembull tjetër në botë ku ata harrojnë shqiptarët e u ngrehin përkujtimore armiqve.
O Gani kaq keq sje tu pa, saqe po i fut ne nje kallëp armiqte dhe miqte. Nuk po din se kush te ka vra e kush te ka ndihmu.
Shihe te pakten luften e fundit. Kush te vrau ne te e kush i dergoi avionet me bombardu vrasesit e shqiptareve.
Mos e mpreh penen kaq shpejt se po e ngjyen ne gjakun e vete shqiptareve