SHKRUAR NGA HASAN HASANRAMAJ
Kjo përmbledhje me poezi e cila doli nga shtypi dhe u promovua këto ditë është një vlerë publike që tregon një punë serioze të autorit dhe të përkushtuar jo vetëm në shkrimin e poezive por edhe duke reflektuar në atë që të ketë sa më shumë qartësi në të shprehurit e tij gjatë gjithë rrëfimit brenda saj.
Përmbajtja e poezive të autorit Agim Desku e ndjekin një traditë tejet të konsoliduar në gjuhën shqipe. Dashuria për atdheun dhe diellin janë dy motive të cilat e nxisin autorin me këmbëngulje që sa më parë t’ua sjellë edhe lexuesve të tij këtë vëllim poetik. Ekzistimi i kësaj parathënieje lidhet me vetë jetën e njeriut me të cilën ai është munduar që pavarësisht nga kulturat e ndryshme në vendin tonë, ky libër poetik të jetë i lidhur ngushtë me interpretimin mbretëror të mesazhit nga ai deri tek lexuesit . Agimi jo vetëm që ka arritur t’i paraqesë në mënyrë të kuptueshme poezitë e tij, por ai ka vënë në dukje se qëndrimin e tij ndaj më të bukurës që mund ta paraqesë vetëm me anë të ndjenjës shpirtërore duke shkruar. Këtu kemi të bëjmë jo vetëm me vlera aktuale por edhe me vlera të ndryshme kohore, ku gjatë të njëjtës periudhë poeti barazon dy kohët.
Pavarësisht kësaj dhe modifikimeve në poezinë e tij, ai kurrsesi nuk arrin të mbështetet aty ku nuk mund të qëndrojë, por thellë tij është krijuar nja bazë narrative me të cilën ai paraqitet sigurt, dhe një vlerë tjetër që do ta theksoja është përdorimi i gjuhës dhe qartësia e mendimit dhe të shprehurit të cilat fakte ua mundëson lexuesve ta kuptojnë më lehtë. Kjo përmbledhje me poezi e cila dolli nga shtypi dhe u promovua është një vlerë publike që tregon një punë serioze të autorit dhe të përkul shtueshme jo vetëm në shkrimin e poezive por edhe duke reflektuar në atë që të ketë sa më shumë qartësi në të shprehurit e tij gjatë gjithë rrëfimit brenda saj. Botëkuptimi i tij për mendimin e të shkruarit e poezive ka rol të rëndësishëm në kohën e realizimit të tyre, në veprimtarinë e tij si shkrimtar ai lidhet ngushtë me çlirimin e tij shpirtëror gjatë gjithë kohës ku nuk lë pa e përmendur edhe Ferrin e Dantes.
Duke njohur realitetin dhe duke marrë parasysh që veprimtaria letrare e kulturore është e lidhur ngushtë me servimet tona duhet mbështetur çdo herë në gjuhën e popullit që të jemi sa më të qartë, dhe këtë di ta bëjë mirë Agimi.
Vargje që rrjedhin natyrshëm, si burimet e krojeve tona
Rrëfenjat vazhdojnë udhëtimin nën një qiell plor re, trazim, shtrëngata ku koha nuk fle gjumë, ku Hëna u mek dhe yjet përkëdhel. Udhëtim mistik, ky vargëzim i poetit, që na fut në labirint ëndrrash trupave qiellorë, me amanetin e të parëve në gjak, për liri dhe pavarësi kombëtare. Liria, ah liria aq e dashur dhe shqipja krenare. Vargje që rrjedhin natyrshëm, si burimi i krojeve tona. Në këto vargje lumenj qiellorë, që zbresin nga malet me furi perëndie, duke prurë me vete mite, legjenda, mitologjia dhe engjëj sa engjëj në limanin e heshtjes ku thuret ënda dhe shpirt vargëzim duke lundruar në det plot stuhi..dhe liri e popullit kaq e shtrenjtë për poetin, farkëtuar ndër zjarre betejash shekullore…
Në ëndrrën e atdheut merret fuqia e fjalës si fuqinë nga Toka dhe në frymëzimin e kohës e diejve përvëlues rimonte vet vargu. Në atdheun e shtrenjtë gjen besën dhe krenarinë kombëtare. Dhe nëpërmjet vargut ngre lart deri tek e paarritshmja, nën një sferë harmonie qiellore vet jetën, me të nëntë dimensionet e shpirtit ku vallëzon shpirti rebel dhe i pa përkulur shoqatash. Poeti bëhet mik me ndërgjegjen, vargëzim vargjesh, hyjnor shpirtit duke e ndier veten të lirë larg nga çdo robëri pasionesh e mëkatesh vdekatarë.
Shenjtëria e vargut poetik
Shkaku i katandisje së vlerave njerëzore në hapësirat tona ku jetojmë, poeti Agim Desku në librin më të ri me titull “Heshtjet vrasin”, shpëtimin e kërkon kudo në
univers, tek yjet në qiell, tek dielli kërkon ngrohtësinë e shpirtit, hënës i kërkon të ndriçoj errësirën e natës, tek burimet e pastra të ujit kërkon pastrimin e ndërgjegjes shpirtërore. Në përmbledhjen me poezi me titullin “Heshtjet vrasin”, poeti Agimi, fillimisht i rrëfehet diellit për thyerjet shpirtërore, duke i kërkuar ndihmën për shpëtimin e engjëjve dhe largimin e djajve nga hapësirat ku jetojmë. Në poezitë e këtij poeti fjala e dhënë është e baras vlefshme hyjnitë, pra si diçka e shenjtë dhe e paprekshme, të cilën e përshkruan në këtë mënyrë në
vargun e tij kulmor. Këtë më së miri e paraqet në poezinë e tij, “Peng i fjalës”, përmes vargjeve sa prekëse po aq kuptimplote. për të vazhduar në poezinë tjetër.
Poeti me kulturë të lartë qytetare, me karakter të fortë njerëzor, është i gatshëm të kapërcej të gjitha vështirësitë, vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë. Poeti Desku, në poezinë e tij; “Lumi”, kërkon t’i i bashkëngjitet valëve të ujit në kërkim të lumturisë; “Eh, lumë lumi, pse nuk ndalesh vetëm një herë, të më merr edhe mua, atje ku engjëjt presin të bëhen varg”. Në përmbledhjen me poezi me titullin “Heshtjet vrasin”, në fakt poeti Agimi e shëron heshtjen, duke kaluar nga pabesitë njerëzore në besnikërinë e kafshëve, përmes poezisë “Qentë le të lehin”, ku në mes vargjeve shprehet kështu; “Besniku i njeriut është vet qeni, dikur qentë lehnin në ujq e hiena, për cilin njeri lehin natën, për cilin ditën, edhe mua më lehni përse i takoj botës së krisur”.
Të gjitha këto janë mashtrime. Njeriu nuk i bën hyzmet asnjë lloj interesi, veç përfitimit të tij. Dhe le të mbretërojë midis nesh, kafshëve, një unitet i plotë mendimi e veprimi, një shoqëri e vërtetë në betejën e përbashkët. Të gjithë njerëzit janë armiq, të gjitha kafshët janë shokë”. Se vërtetë krijuesit asnjëherë nuk ngopen me vargjet, dhe gjithmonë janë në kërkim të një vargu të ri, e dëshmon poezia tjetër e Agim Deskut, “Vargun që kurrë nuk e takova”, duke u shprehur në këtë mënyrë; “Me thuaj në cilin yll u ngrite, që kurrë nuk të takova varg, sa afër më je as ti vet nuk e di, diellit i mungon vargu im, mua më mungon dritë e diellit , ndoshta një ditë vargu do të jetë pak i krisur, se yjet kështu ndalojnë kohën dhe shuajnë etje drite
Poeti me kulturë dhe me karakter të fortë, është i gatshëm të kapërcej vështirësitë, vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë
Zëri i shpirtit të poetëve përkthehet në “shpërthim” letrar, ku e bukura gërshetohet me të shëmtuarën, e ftohta me të ngrohtën, dielli me shiun dhe e qara me të qeshurën e përkufizon me një fjalë të vetme- poezia e cila është mbretëreshë e krijimtarisë letrare.
Këtë më së miri ky poet e pasqyron në poezinë e tij të “Fjalës”, ku me besnikëri shprehë besnikërinë ndaj fjalës së dhënë, “Për zotin, fjalës i besoja më shumë se jetës, fjalën e kam mike, pse nuk tradhtonim kurrë njëri-tjetrin, unë dhe fjala mbetemi fjalë Zoti”. Karakteri është sikurse bima : rritet i fortë aq sa i ka rrënjët e shëndosha. Poezitë e Deskut janë tërheqëse për t’i lexuar, edhe më tërheqëse për të shijuar shprehjen artistike në secilin varg dhe fjalë. Ky poet në veprën e tij letrare ngërthen në vete mesazhe të qarta për lexuesin, siç janë dashuria ndaj atdheut dhe bashkëkombësve të tij, optimizmin dhe shpresën për ardhmëri. Kështu poetë e kombit tonë, prej Buzukut e këndej, janë ata që në një formë apo tjetër janë arma e mbrojtjes së atdheut dhe të kombit në tërësi. / BOTASOT