VAPORRI “BEOGRAD” TRANSPORTOI TRUPIN E AVNIUT PËR NË VLORË

SHKRUAN: Av. XHAFER SADIKU

(Flamuri i Jugosllavise ne gjysem shtize)

Shoqëria “Bashkimi” vendosi që Avni Rustemin ta varroste në Vlorë. Interesant është fakti se nga Durrësi në Vlorë trupi i tij është transportuar me vaporin “Beograd”, madje flamuri i Jugosllavisë është ulur në gjysëm shtize.

“Me nji barkë me motor, mbulue me lulet e ardhuna nga të gjitha viset e Shqipnis, prej mramjet, trupi i Avni Rustemit la qytetin e Durrësit m’u imbarkue në vaporrin “Beograd”.. . Pak para mesnate vaporri u nis, me flamujt e Shqypnis dhe të Jugosllavisë në gjysë të shtizës në shej të zis, me parmakë të hekurt mbulue me kunora, gjithkah”.

Një fakt tjetër që u bëri përshtypje përfaqësuesve të Shkodrës ishte indiferentizmi i popullit të Tiranës për vrasjen e tij:

“Tue dalë ma vonë nëpër Tiranë, na banë përshtypje të keqe orkestrat qi bijshin nëpër kafe; sidomos në atë qi asht shi para spitalit ku pushojte kufoma e shejtë. N’at natë në të cilën marë Shqypnija heshte n’idhnim e në zi ishte dashtë të heshtshin edhe orkestrat e Tiranës. Por, ndoshta, Tirana s’e ka ndi nevojën e ktij shej jazit!”

1 thought on “VAPORRI “BEOGRAD” TRANSPORTOI TRUPIN E AVNIUT PËR NË VLORË”

  1. Shkrimi mbi Pri ncin Progon të Arbërit nuk sjell ndonjë gje të re për njohje historike… këto janë hipoteza të ngritura nga disa të dhëna sekondare dekumentare..

    Progoni i Arbërit e kishte emrin Gjon-Gon dhe ishte i biri i Andreas princit të Albanve të Epirit ilirik

    Nuk ka asnjë dekument që Kruja ishte qendër e kësaj principate

    Këta princer nuk kishin lidhje gjaku aspak me deren Komneno të bizantit as me derën sllave siç njihen mja hipoteza..

    Emrin Komnena ata e mbanin se ishin nga qyteti Komnena- rrënojat e të cilit gjenden pran fshatit Koniat në veri të Lushnjes.

    Princërit re Albanve ishin të derës Arianiti dhe kishin disa qendra të njohura si Komnena, Balaidea, Gllavenica, Çërnica , Priska dhe Kononvili.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top