SHKRUAN: KSENOFON DILO
Dëgjohet përvajshëm qyqja,
Qyqja vajtimin nuk e preu
ka 27 vjet që, kush andej kalon,
qyqen kur e dëgjon,thotë:
Medet, dikush këtu ka për të” ikur”..
dhe me mendje sjell kush aty përqark
radhën për të “hikur; ka…
por jo! qyqja për ta vajtimin nuk e ka!
Sorrat përreth me krakavitje
Mundohen të mbulojnë atë vaj,
E sikur duan që të thonë
Ja e shikoni? Vdekje tjetër s’ka!
Por vaji ngrihet dhe më lart
Jehonë e tij në male, futet nëpër shkrepa,
E mali e përcjell me oshëtimë
E ka dëgjuar qysh atëherë,
Kur qyqja e lëshoi për herë të parë
Atëhere kur e ndjeu e Shkreta,
Se gjëmë e madhe vinte
Mbi Sheperin që kurrë i qetë nuk ishte!
Mbi Sheperin që qyqja mirë e njihte
Aty në Dilo qyqja ndjeu
Se vdekja në frymë kriminelësh
Vërdallë si një hije e zezë vinte.
E , sa e ndjeu me gërmaz të fortë
Kujes ja thirri pa pushim vajtoi,
Medet si askush nuk e kuptoi?
E mjera qyqe!vajin e saj e derdhi tre ditë,
Nuk e pushoi edhe natën
Përreth prej vajit klithmë të saj
Dhe gurrët e sokakut plasën, u hapën
E dhe ato kuptuan e një fëshfërimë ,
E gurtë , e pandijshme
U ngrit si erë që lëvizte
E rrethoi gurrët e shtëpisë
E zuri vend ku kish të çara,
Mbështolli gjithsa ishin pakës të ndara
E dridhej prej një tmeri gurrëror
Se kishte ndjerë që diçka e tmershme do të derdhej
Si llava e nxehtë e terrorit vullkanor.
E, brenda në shtëpi e qetë
E pastërt e rënduar nga vitet plot mundim
Kaliopi , dhe ajo qyqen e dëgjoi
E e habitur thosh me vehte:
Për kë vajton e shkreta?
Apo nuk gjen të hajë e uria e ka marrë
Se në kërthiz të dimrit
Nuk lëvis gjë e gjallë.
E qyqja kërkon me vaj të saj
Se tjetërsoj nuk mund të bëjë
Veç me vaj ajo kërkon
Me ‘të zinë lajmëron e edhe në se ka nevojë
Deshi të dalë në muzg të tretë
Me pak ushqim në xhepin e përparses
Por menjëherë qyqja
Vajin e stërgjatë e pushoi,
Si të donte të mos e lejë të dalë jashtë
Si të donte nga shtëpia të dalë ta ndalojë.
Dhe heshtje varri përqark gjithçka rrethoi
Si të kishte frikë bota frymë të marrë.
Natë e 25 janarit 1991
Gurrët e shtëpisë ishin të ftohtë
Balta që i rrethonte e ftohtë dhe ajo
Përreth sikur kishte pushuar jeta
Përreth një hije e zezë sterrë ra
Të shtrihem tha nëna
Sa e lodhur jam
Thua se bëra dru në mal ,
thua se barrët mbi shpinë i ngarkova
por rëndësi e tyre nuk më lodhi trupin
në zemër më goditi, aty ra.
E si një plumb rëndon si gur në shpirt më ra!
O Zot le të gdhihet kjo natë
Se nuk e di por shpirtin po ma ha
Pastaj dhe qyqja , si pushoi kështu
Çfarë ndodhi? – si duket dikush për të ngrënë i dha…
Bëftë hajër – Kaliopi tha
Por fjalën s’kish mbaruar
E qyqja vajin e filloi
Këtë radhë më të fortë.
Më dridhës e më vajtimtar
Dhe vajin e saj e shoqëroi
Goditje e fortë në derën e shtëpisë së saj
U drodh e tha – O Perëndi!
Kush vallë po më vjen në shtëpi?
U nis drejt portës por mysafiri i paduruar
Me forcë i binte asaj nuk priste që të hapej
Qëllim i tij ishte për ta rrëzuar
Këtë, një grua si Kaliopi
Nuk ishte e vështirë për ta kuptuar!
U hodh si luaneshe e rëmbeu sëpatën
Dhe vënd zuri pranë derës e gatshme,
I pari i paftuar që pragun kapërcente
Me kokën të çarë sigurisht do ta paguante
Guximin që kish marrë të hynte në shtëpinë
Ku s’kishte mundur kurrë të hynte,
e keqja, pabesia gënjeshtra e mashtrimi
Krimi dhe tmerri të kapërcenin pragun,
nuk mundën kurrë
Sepse kjo shtëpi kishte brenda saj veç nderin!
Të gjithë e dinin, në atë shtëpi
Fisnikja dituria, trimëria
Si në të parat kohë dhe tani
Kishin folenë e tyre të ngrohtë
Dhe tashti, një grua e thjeshtë , e moshuar
E ndjente për detyrë ta mbronte
Shtëpinë dhe gjithçka kish brenda në shtëpi
Si një luaneshë, me trimëri..
Goditjet në derë s’ishin më goditje
U shndruan në gjëmime që jehonin,
Që tundnin gjithë vëndin rreth e rreth
Që deshën jo portën, shtëpinë të rrëzonin.
porta gjëmonte e gruaja priste të shëmbej
Dëgjonte zëra shumë dhe e kuptonte
Kërkonin gjak, kërkonin një therror
– mirse të vijnë- tha me vete- këtu jam
Veç do ta shohin se sa shtrenjt e shes lëkurën
Të shohin laben që brenda kam
T’ju them se kjo shtëpi ka zot,
E zoti i saj UNË jam!
E le të jenë sa të duan.
Edhe unë e vetme nuk jam
Se kam me vete gjithë mënçurinë e atyre
Që shpirtin prapë, këtu në shtëpi e kanë!
Pa do t’i bëj gishtin kokës t’ja venë
E kur të nisen prapë për punë si këto
Ta dinë se s’ka për të qënë e lehtë
Të kenë mendjen se ç’i pret!
Porta gjëmonte në natën që e qetë veç nuk ishte
Papritur filloi gjithë shtëpia të gjëmonte
E nga një vrimë që hapën prapa saj
Mbi nënën e befasuar, sepse nuk e priste
U sulën qafirët dhe i morrën sëpatën
E çarmatosën e në kokë e goditën
E ra… aty në prag si të donte
Me trupin e saj atë prag të mbronte…
Bishat e hapën derën e brenda u vërsulën,
Pa ditur çfarë të bënin më,se porosinë e mbaruan,
që të ngjanin me hajdutë ordinerë
e jo kriminelë të paguar,
vazhduan të thyenin e të lëviznin
gjithçka gjenin përpara , kuturu..
i shoqëronte vaji i qyqes
dhe krakavitjet që dilnin nga gërmazet e tyre ku e ku
papritur një zë i bëri të dridhen të tmeruar
– mos i ngani ato libra, janë të të gjithëve
Kaliopi nga të fiktit e goditjes e zgjuar
Deshi të thoshte se ajo shtëpi kish zot
Se ishte aty për t’i ndaluar
Atëhere njëri prej tyre i zi më shumë se nata
Me një shiringë në dorën e fëlliqur
Të mbushur me acid i shkoi pranë,
E në fytyrë e nguli pa mëshirë
e derdhi aty ç’përmbante shiringa
duke shtrënguar dhëmbët
ashtu si bëjnë bishat me prenë e goditur,
Dhe pritën duke e parë të përpëlitej
Gruan, e që si një trimëreshë
I priti e me krenari burneshe i goditi
E me një të rallë trimëri, të rallë i gostiti
Pritën, pra të shuhej nën dhimbje të papara
E u zhdukën! sikur i përpiu nata që i kishte pjellë
Lanë në prag gruan therror,
Gjaku pragun kapërceu e u derdh jashtë tij…
Gurrët e shtëpisë akoma dridheshin
Sikur të mundej , sikur të kishin gojë
Sepse ata e panë çnjerëzoren të derdhej
Të ngrihej si një katarë,
Sikur të kishin gojë , pra
Klithma e tyre botës mbarë
Do t’i kish thënë se tmeri që kishin parë
S’kishte të dytë, s’kishte kurrë ngjarë.
Por … vetëm qyqja nuk e preu vajin
Dhe sot e kësaj dite ajo vajton
Sepse nuk ishte një vdekje si të tjerat
Një vrasje ishte që duhej me jehonë
Në shekuj bota e gjithë ta mësojë
Vranë 10 e më shumë djaj
Një nënë!
E të përgjakur në prag të shtëpisë e lanë!
Aty , në atë prag ku ishte shkruar histori e bardhe
Për Shqipëri e shqipëtarë
Aty ku ngrihej me gërma të mëdha lavdia
Ata kujtuan se Kaliopin duke lënë të vrarë
I shuan që të gjitha i mbuluan me gjakun e saj…
Medet more të mjerë
Gabimi juaj i madh ishte se , nën këmbë
Ju dridhej toka e nuk dinit çfarë bënit
Ju me gjakun e saj e ngritët edhe njëherë
Shtëpinë e Dilo-ve në piedestal!
se për lavdi e nder dhe madhështi
nëse ish folur për to deri tani,
tani ajo shtëpi do vishej me dritë ëngjëllore
sepse kur në themel të heroikes bëhesh fli
Kur e jep jetën dikush ,merr emrin e madh
E vishet me lavdi,
Përjetësia e mbulon e e ngre lart
Ashtu si shumë e shumë heronj
Që jetën se kursyen
Për këtë dhe të shtrenjtë për këtë tokë!
Emrin hero nuk ta jep kush dhuratë
Atë veç kur e fiton e veç kur nderi të ta japë
Në altar të heroizmit fanar ndriçues e ballëlart
Qëndrojnë ata që të heshtur jetën dhanë
Ata që për atdhe , familje e mashështu
Kurorë të qëndrojnë e bukura Shqipëri,
e dritë e tyre si pishtar
na tregon rrugën, që ne duhet të çajmë!
Fenomen i lashtë , vaji i qyqes,
Ajo trishtim të jep e vdekjen lajmëron,
Por vaji i qyqes që akoma nuk pushon
Është vaj për krimin , për kriminelët
Ta dinë prej atij vaji asgjë nuk të shpëton!