Shkruan: Kimete Berisha
Nëse shënjimi i kufirit me Malin e Zi bëhet sipas kadastrit, atëherë krejt veriu i Kosovës do të mbetet (siç është) nën Serbi, sepse serbët e veriut, nuk ia paguajnë rrymën, ujin, dhe tatimet Kosovës, po qe 17-të vjet ia paguajnë Serbisë, plus që 99.9 % të pronave shqiptare i kanë ble’ serbët me paret e qeverisë së Serbisë.
Flitet për Çakorrin e bëhet fjalë për Mitrovicën.
Shkoni vullnetarisht në shpi, para se me ju ardh gjinja te dera e me ju përzënë nga ‘katundi’ ynë, si ‘Të Bijën e Rajanit’.
Jeni hajna.
Jeni tradhtarë.
Jeni bala.
Jeni kriminelë.
Krejt e dinë, veç ambasadori amerikan ende ‘nuk e di’ se kush jeni ju.
Por as (disa prej nesh) nuk e dimë ‘sigurt’ se kush është ambasadori amerikan, dhe nuk e dimë a është e vërtetë (që thuhet për të) se punon për interesat e Lobit Serb në SHBA?!!!
As Aleksandër Lumezi nuk bindet që ju jeni ata ‘terroristët’ që e keni shkatërru nga brenda e nga jashtë vendin, anipse me veshët e tij e dëgjon Adem Grabovcin duke zgjedh borde ‘të pavarura’, si ‘listat e vdekjes’ së SHIK-ut, ‘ky duhet të jetoj’, e ‘ky duhet të vdes’.
Aleksandër Lumezit me bermude nuk i vjen turp të thotë se ‘Afera pronto është e vjetëruar’.
Gjermania arreston me burg të përjetshëm ish agjentët e UDB-së për vrasjen e një disidenti në Bavari viteve të 70-ta, e për Aleksandër Lumezin vjetrohet krimi i vitit 2011.
Vjetërohet krimi i shefave të tij, qysh s’vjetrohet, kur dihet se nëntoka e Ademit e ka ba kryeprokuror, qysh i ka zgjedhur gjyqtarët dhe prokurorët për pikën e qejfit të tij.
Kadri Veseli po mundohet ta ‘shes’
sulmin e mbrëmshëm në Kuvend, si ‘sulm terrorist’, ama ‘Zollave’ të Kadri Veselit u ka dalë afati dhe boja.
As zolla më nuk është qysh ka qenë dikur. Zolla e sotit kërcet si bombë, por bën tym si oxhaku i babushit.
Nuk mbulohet, jo, afera Pronto dhe 8000 hektarët e Kosovës me krismën e një zolle. Kot.
Asgjë nuk ju ndihmon, asnjë inskenim, asnjë film, asnjë ‘boom’. Asgjë.
U ardh koha me shku n’shpi.
P.S. Ndoshta ky popull do ta pranoj një ditë këtë ndarje të kufirit me Malin e Zi, ama me juve Jo.