UZURPATORËT E PATRIKANËS ILIRE-ARBNORE TË PEJËS

SHKRUAN: ARBER GASHI

Një nga familjet më të rëndësishme feudale serbe, anëtarët e së cilës luajtën rol vendimtarë e shumë të rëndësishëm në historinë e perandorisë islamosllave-osmane, padyshim se është familja Sokolloviq, pjestarët e së cilës gjatë shekullit të XVI, mbanin pozitat drejtuese në perandori.

Njëri, dhe sigurisht më i veçanti prej tyre është veziri i madh Mehmed Pasha Sokolloviq, i lindur me emrin Bajica Nenadiq, në fshatin Sokolloviq të Republika Srpska. Ati i tij ishte Dimitrije Nenadiq, i cili, pas ngritjes së djalit Bajica në fronin e perandorisë, e pranoi besimin islamosllav dhe ndërroi emrin e vet, duke u quajtur më pas Xhemaludin Sinan Beg.

Mehmed Pasha Sokolloviq shkëlqeu si sundimtarë besnik i perandorisë, sepse kudo që shkeli këmba e tij, ajo la gjurmë të pashlyeshme islamosllave. Në fshatin e tij, veziri i madh Bajica Nenadiq (Mehmed Pasha) ndërtoi xhami, një musafirhane dhe një ujësjellës. Gjithashtu, ai i ndërtoi edhe disa ura me rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike e bukuri të rrallë arkitekturore. Ura mbi lumin Drina në Vishegrad, Ura e Arsllanagicës në Trebinje, Ura e Vezirit në Podgoricë, Ura që bashkon Zhepën me Drinën, si dhe Urën Koza në Sarajevë. Mehmed Pasha la gjurmë dhe ndërtoi vakëfet e veta islamosllave edhe në Konstantinopol, Beograd, Aleppo, Damask, Mekë, Medine dhe në Hungarinë e sotme.

Në trojet ilire-arbnore, Mehmed Pasha Sokolloviqi kreu akte të shëmtuara të genocidit e kulturocidit.

Prizrenin, qytetin e arit, artit dhe artizanateve tjera, Mehmed Pasha Sokolloviqi e shndërroi përfundimisht në qytet islamosllav. Xhamia Bajrakli, e njohur edhe si xhamia e Gazi Mehmed Pashës, si dhe Hamami Sokolloviq i qytetit, u ndërtuan nën mbikëqyrjen e rreptë të harambashëve (paramilitarëve islamosllav) të vezirit të madh të perandorisë, Mehmed Pashë Sokolloviqit.

Pejën, respektivisht Patrikanën Ilire-Arbnore të asaj kohe, Mehmed Pasha e uzurpoi në vitin 1557. Me lejen e Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm, vëllaut të Mehmed Pashës, Makarije Sokolloviqit, iu njohën të njëjtat privilegje sikurse Patrikut të Konstantinopolit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top