Ushtria izraelite zbardhi përgjimet e Muhaxherit: Sulmoni Shkodrën

Informacioni se ndaj Kombëtares së futbollit izraelite do të kishte një sulm terrorist në Shkodër është dhënë nga njësia anti-terror në ushtrinë izraelite.

Muaj më parë është mundur të zbardhet një telefonate ku Lavdërim Muhaxheri ka folur me shtetas kosovarë. Në këto komunikime ai i kërkon që të organizohet një sulm ditën e ndeshjes në qytetin verior.

Kjo gjë ka alarmuar agjensitë e inteligjencës, të cilat kanë vënë në dijeni autoritet shqiptare dhe kosovare.

Menjëherë ka nisur vënia në përgjim e personave të dyshuar në Kosovë dhe më pas janë verifikuar lidhjet e tyre ne vendin tonë.

Agjentët e SHISH dhe anti-terrorit arritën të verifikonin lidhjet e këtij grupi në Shqipëri, të cilët jetonin dhe punonin në Shkodër.

Për disa muaj u survejuan 4 të arrestuarit Xhezair Fishti, Ergys Fasllija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani. Ata kishin bashkëpunim dhe komunikonin me disa nga te arrestuarit për të njëjtën akuzë në Kosovë.

Për këtë arsye u vendos që ndeshja Shqipëri-Izrael të luhej në të njëjtën ditë në Elbasan Arena.

Një javë pas arrestimit të katër personave në Shkodrës policia ka shtuar masat e sigurisë edhe ndaj prokurorit të çështjes Eugen Beçi.

Mësohet se ai ka marrë kërcënime direkt nga të prangosurit gjatë seancës për vendosjen e masave së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. TV KLAN

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top