Skandali me koncesionin Durrës-Kukës:
“Qeveria vendos tarifë 25% më të lartë se ajo që propozoi konsulenti”
Koncesioni për mirëmbajtjen e rrugës Durrës-Kukës vishet me hije të forta dyshimi. Syri.net zotëron dokumente zyrtarë që provojnë se qeveria po miraton një tarifë të paktën 25 për qind më të lartë edhe se sa tarifa maksimale e propozuar nga konsulenti ndërkombëtar, i cili ka hartuar strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri. Në strategjinë e përgatitur nga Egnatia Odos dhe Euroconsultants për llogari të qeverisë shqiptare, është sugjeruar që tarifat e pagesës në rrugët e Shqipërisë të mos kalojnë 0.035 euro për kilometër ose e thënë ndryshe 3.5 euro për 100 kilometra si niveli maksimal i përballueshmërisë nga qytetarët. “Konsulenti përkrah që shtesa e ngarkesës e krijuar në buxhetin e familjes nga norma e tarifimit më pak se 0.035 EURO për km është krejtësisht e përballueshme. Normat ndërmjet 0.01 – 0.025 EURO për km mund të konsiderohen të përballueshme nga familja mesatare shqiptare.” thuhet ne dokumentin e zotëruar nga SYRI.net. Por në koncesionin për “Rrugën e Kombit”, përkatësisht në segmentin Milot-Morinë, qeveria ka vendosur një tarifë kalimi 5 euro për një gjatësi totale prej 114 kilometrash. Kjo do të thotë se tarifa në këtë rrugë do të jetë 4.3 euro për 100 kilometra ose 25 për qind më shumë nga niveli maksimal, që ka rekomanduar konsulenti ndërkombëtar. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht në rrugën Milot-Morinë, trafiku ditor luhatet nga 5 mijë deri në 10 mijë mjete në ditë. Sipas përllogaritjeve të bëra nga konsulenti, vendosja e një tarife prej 0.035 euro për kilometër do të ulë me gati 12 për qind fluksin e lëvizjes në këtë rrugë duke patur pasoja jo vetëm për turizmin por edhe shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës duke favorizuar kështu Serbinë.
Koncesioni/Përzgjidhet kompania fituese, turqit investim 320 milionë euro
Ministria e Transporteve njoftoi sot ka përzgjedhur fituese për autostradën Milot-Morinë kompaninë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, e cila paraqiti ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 Euro, investim fillestar të propozuar në shumën 50,622,174 Euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,604,079 Euro. Në datën e përcaktuar për dorëzimin e ofertave për procedurën e dhënies me koncesion/PPP të ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë, në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik janë paraqitur tre oferta: Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Catalyst Viva Das General Constructing LLC”, “Salillari” LTD, “Violap Ateve”, “Bee Tech” dhe “Kastrati” SHA. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, “PT Citra Marga Nusaphala Persada TDK” “Mehmet Ai Unal Insaat Taahhlil Madencilik San. Ve Tic. A.S” “Savronik Sistem Tah.San.Tic A.S”, “Vendeka Europian Investment B.V”. Oferta e depozituar nga Luman Biba ishte një faqe bosh, nuk kishte asnjë dokument, madje as ofertë dhe në këto kushte komisioni vendosi të mos e marrë në shqyrtim. Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Catalyst Viva Das General Constructing LLC” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4,995,000 Euro, investim fillestar të propozuar në shumën 43,409,518 Euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 217,562,056 Euro. Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 Euro, investim fillestar të propozuar në shumën 50,622,174 Euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,604,079 Euro. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shqyrtuar në bashkëpunim të ngushtë me IFC në mënyrë të detajuar dhe të thelluar të dyja ofertat e paraqitura nga bashkimet e përkohshme të shoqërive, duke pasur parasysh objektivin kryesor në këtë koncesion, përcaktimi nëse një ofertues ka kapacitetin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për ta implementuar këtë projekt në mënyrë të suksesshme. Në përfundim, pasi mori edhe rekomandimin e IFC, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi të shpallë ofertë të preferuar, atë të paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”. / Gazeta55
Qe nga viti 2009 neper rrugen e kombit kaluan nga Kosova ne Shqiperi qdo vit nga 3-4 milion turist. Nese nje turist shpenzon 100 euro per nje pushim, i bjen qe deri sot u shpenzuan 7x 3 Milion Turist = 21 milion turist X 100 euro = 2.1 Miliard Euro. Pra rruga e kombit eshte shpaguar…e nese dikush ka vjedhe jane burgjet akoma te zbrazeta.
E kaloi Lulzim Basha gjyqin me raport mjekesor. Futen gjithe shqiptaret ne borxh sa per 4 rruge edhe e gjitha kaloi me shume patriotizem ne heshtje…tashti e ka fajin Rama!
Rruga e kombit eshte paturpesia me a madhe qe i kane bere shqiptareve ne emer te patriotizmit. Ka kushtuar 3 here me shume se çmimi i tregut dhe nuk eshte me parametrat normal te nje autostrade. Ne rrugen e kombit eshte vjedhur me te dy duart me babezi. Prandaj edhe sot Sali Berisha perveç se kriminel eshte edhe i pasur.
Rruga e kombit ka vetem nje pjese te segmentit Morin – Durres qe eshte autostrade dhe kjo eshte pjesa Kalimash – Rreshen qe ka gjithsej 60 km. Madje as kjo pjese nuk permbush standardet e autostrades, mungon ndricimi, mungojne hapesira per pushim, wc publike, telefon etj. Kjo i bie se per 60 km shoferet plackiten nga 10 euro, apo 16,6 cente per 1 km. Nese ne nje autostrade prej 1000 km ne Gjermani do te paguhej 166 km qe do te ishte nhe psradoks i llojit te vecante. Mirepo, kjo mund tr ndodhe vetem ne shtete ku krimi i organizuar eshte ulur kembkryq ne qeveri, parlament dhe te gjitha segmentet e jetes.
Standartet nuk i permbush se ndertuesi paçka se mori pare sa per 3 rruge e ndertoi si syte e tija…e kam fjale per Sali Berishen dhe Lulzim Bashen qe e bitisen mire kete pune..Dhe na futen te gjithe ne borxhe per te fryre llogarite e tyre neper banka, prandaj edhe sot vene tellallin ne kater anet se kane para sa per dyqind gazetare apo zagare qe lepijne sahanet e lajmet i japin sipas qefinit te ketij birbos me surrat derri.