SHKRUAN: ARTUR ROSHI, KRYETAR I PARTISË BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT
Si sot 11 vite më parë Kosova fitoi pavarësinë, lirinë e shtetformimit.
Sot, Ajo është e lirë për tu vetqeverisur, por e palirë nga nacionalist-komunistët që kanë kapur dhe menaxhojnë çdo Parti Politike dhe po e mbajnë peng lirinë e qytetarëve në përgjithësi dhe kryesisht atë ekonomike.
Balli Komëtar Demokrat në Kosovë e vetmja Parti Politike e vërtetë pro Parimeve Euro-Atlantike, pro lirisë së plotë të individit në shoqëri, pro Shtetit të së Drejtës, por që ende nuk ka fuqinë e kërkuar politike për të ndryshuar dhe zhvilluar shoqërinë.
Megjithatë, Ti Kosovë je e jona sido që të jesh, me horra politikë apo me qytetarë që ende nuk janë orientuar qartë politikisht, prandaj të Urojmë e Pavarur në Përjetësi!