URIM I SHOQATËS : “Trojet e Arbrit”

Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit “, të gjithë shqiptarëve katolik anë e kënd Trojeve Etnike Shqiptare dhe nga Diaspora e madhe atdhetare i uron festën e Krishtlindjes duke ju uruar, gezime lumturi dhe harmoni nëpër familjet tuaja. Urojmë që kjo festë të festohet ashtu siç është festuar tash e me shumë se dy mijë vjet nëpër Trojet Shqiptare, duke treguar se ne shqiptarët dijmë të festojmë dhe të behemi bashkë për të madheruar festat e njëri-tjetrit. Veçanarisht një urim i posaçëm për Intelektualët e “Trojeve te Arbrit” të cilët tash e trembëdhjetë vjet pa u ndalur janë duke vepruar që të dalë në sheshë e vërteta shkencore dhe historike e kombit tonë shqiptarë. Edhe pse kohëve te fundit kemi shumë trazime në botë, shqiptarët gjithmonë janë shquar për mardhënje ndernjerëzore dhe ndervllazërore. Urim i veçantë edhe për ato familje shqiptare, që kanë humbur të afërmit e tyre në mbrojtje të dinitetit tonë kombtarë, dhe që ne këto festa ju mungojnë të afërmit dhe familjarët e tyre, ata duhet të bëhen të fortë se bijtë dhe bijat e tyre tash i takojnë tërë kombit shqiptar. Urojmë që festa e ardhshme e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri pas vitit, 2017 të jenë festa ku veç e kemi te konkretizuar konceptin kombtarë për bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare. 

Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top