Enver Hoxha, i veshur me uniformën dhe shajkaqën e ushtarit serbomadh

Uniforma e Serbisë për heroin e popujve jugosllav – Enver Hoxhën

Fati politik, ideologjik dhe jetësor i komunistëve, lëvizjeve majtiste, partive socialiste dhe atyre socialdemokrate në tokën shqiptare është i lidhur ngusht me uniformën e ushtarit pushtues serbomadh! Shqiptarët, deri më sot nuk kanë arritur të lexojnë asnjë deklaratë kundërshtuese të ndonjë komunisti ndaj uniformës serbe me të cilën identifikohen e krekosen “partizanët” dhe politikanët e së majtës shqipfolëse!

Prandaj, na duket shumë e logjikshme, që në raste të tilla t’i shtrojmë vetes pyetjen; se si është e mundur që shqipfolësit e shekullit XXI ende vazhdojnë ta preferojnë dhe ta respektojnë mesazhin politik, terrorist dhe ideologjik të shajkaçës serbe, e cila dikur “stolisi” kokat truthara e tradhtare të Fadil Hoxhës, Enver Hoxhës, Ali Shukriut etj.?

Enver Hoxha dhe terroristi serb Vasil Shantiq
Enver Hoxha dhe terroristi serb Vasil Shantiq

Pse majtistët shqipfolës e refuzojnë nderimin ideologjik dhe politik për Plisin e Shqiptarëve dhe vlerën kombëtare që buron prej tij?

A e dinë vallë majtistët e ditëve tona se “shoku” i tyre Enver Hoxha ishte terrorist dhe puçist?

A janë të vetëdijshëm majtistët shqipfolës të shek. XXI, se udhëheqësi shpirtëror e ideologjik i trashëgimtarëve të sotëm, jo vetëm se pranoi të heqë dorë nga Marrëveshja e Mukjes, por, ai nuk ngurroi asnjëherë të bashkpunoj me terroristët dhe pushtuesit jugosllav kundër interesit kombëtar dhe institucioneve shtetërore të Shqipnisë etnike?

A janë të vetëdijshëm themeluesit e Lëvizjeve të sotme majtiste, se në shënjestrën e armëve ideologjike, terroriste dhe gjenocidale të komunistëve shqipfolës dhe agjentëve pushtues jugosllav që kishin themeluar PKSH-në, u vunë të gjithë intelektualët shqiptarë të kohës?

A janë të ndërgjegjshëm “socialdemokratët” shqipfolës të Mollotovit, se terrorizmi enferrist nuk është zgjidhje politike për shqiptarët, për Kosovën dhe për bashkimin tonë kombëtar?

A janë të vetëdijshëm vet shqiptarët (përfshirë aty edhe intelektualët), se ç’farë rreziku po i kanoset vendit tonë nga kjo ideologji e terrorit dhe zisë kombëtare?

 

https://youtu.be/Co1KZJXYOiw

5 thoughts on “Uniforma e Serbisë për heroin e popujve jugosllav – Enver Hoxhën”

  1. PKSH filijala-dega e PKJ.Po habitem pse e perkrahu populli?Nuk e dij.Edhe pleqt tane te pashkolle thujshin nuk pranojmë te jemi klysh te Stalunit e Titos e as te çetnikeve te veshur me uniforma partizane.Pse?pergjrgjen e kishim se na vrajshin si komunistet si Çetniket.
    Nuk i quajshim si per Çlirimtar por si shkatrrues forces se gjalle dhe padurise.Te gjithe na kane plackitur e djegur.Kurgje nuk na mbeti.Disa u lidhen me partixan por u tradhtuan.Shume demagog profesional me at vellazrim bashkimin.Shume te rinje i çuan ne Srem ne luft ftontale me gjermanin dhe djemt e rinje perpara i vriste gjermani e ne prapavije çetniket me uniforma partizane.Plaku tregonte kur ka qene si luftar me i rij i brigades se katert shqiptare ne krye me komandantin e vet Skender Presheva i cili me padtah ka vuajtur burgjeve Jugosllabe.Te tradhtuar shqiptaret andej e kendej Kufirit.Ne shume fronte shqiptaret u vrane e helmuan e shume gjera.Ka dhumr tema dilema qe duhet ti dijne historianet etj.Une keye e kam nfegjusr ptej pleqve….

  2. Ajo uniforme I shkonte, se atij Shteti I sherbeu, ashtu sic e median. Nga halli shkoi te vishet ne Beograd, se Shqiperia akoma nuk kishte ndonje Puetori Ushtarake, per qepjen e uniformave, se nuk qe e nevojshme, atehere ne qene pjese e Federates Jugosllave dhe cdo gje na vinte nga “Qendra”. Atij I takon edhe dekorata ” Ushtari I mire Shvejk”.

  3. shumica e shqiptarve nuk e kuptojn se shqiperia po komandoet nga tradhtart.dhe te gjith partit politike ne shqiperi jan kulisht e enverit e shkatrruan kombin shqiptar…

  4. Posht Enveristet.
    Ata ende bashkepunojne sikur qe ceket ne artikullin e shkruar me larte,por me metoda me perfide.

  5. Uniforma ska qene problem, por shpirti dhe mendja e Enver Komunistit ka qene shkavelle. Ky ka menduar dhe ka bepruar si shkavell. Edhe sipas mendimit tim enver hoxha eshte shkavelli ma i madh i te gjitha koherave…….sepse nuk ka pase shkavell ne historine e kombit shkavell, qe i ka bere demtim me te madh se shkavellokomunisti enver hoxha. Ata qe sot e madherojne kete plehurine apo coftine shkavelle, jane edhe vet shkavella..sikur per shembull Erzen Vraniqi nje kafshe komuniste e partise komuniste vetvendosje qe keto dite haptazi doli memidene qe Kosova ti kyhehet Shkvellistanit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top