Unë s’paguhem e nuk shes Dhè për Atdhe si Ju të “ndershmit”

Shkruan: Çun Lajçi

E randë qenka kur njeriu mundohet me kaçikun e vet me i dal zot Atdheut, e njerëzit të thonë:
“KY GËRVALLET PËR PARE E MANIPULOHET NGA STRUKTURAT N’PUSHTET”
Unë me pensionin tim mjeran dal bjeshkëve e me fjalën ARTISTIKE thërras për ruajtjen e tokës që quhet KOSOVË e shpirtzitë mundohen të me njollosin tue me krahasue me Lider e Parti e Islamizma!

Ç’farë anomalie!

At Gjergj Fishta mbi Kryq e Bibel e vuni Lahutën e Malcisë!
Mulla Zekë Berdynaj mbi Kuran e vuni pushkën e burg bani!
Dhe që të dy mbi Fe vun Atdheun!
Unë Çakorrin e ve mbi artin tim, e prap më fyejnë!
Unë s’marr pare e nuk shes Dhè për Atdheun e Rugovën time, si Ju të “ndershmit”!

1 komente te “Unë s’paguhem e nuk shes Dhè për Atdhe si Ju të “ndershmit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.