Shkruan: Adriatik Riza Dosti
Shprehja e njeriut me te papergjegjshem e me te çoroditur te shqiptareve ne keto 26 vitet e fundit
Fatkeqesisht, Kryeministri i tyre Edi Rama ka thene publikisht para Parlamentit shqiptar se, Une jam me Partizanet e jo me Ballistet. Kjo thenje eshte teper e rrezikeshme, perpos antishqiptare, me doza urrejtje mes shqiptaresh, perçarese dhe vellavrasese…
E thene nga nje shtetas i larte i vendit, nje shprehje e tille eshte gjithashtu e denueshme edhe ligjerisht, nga çdo pikpamje e kendveshtrim qe mund te interpretohet.
Eshte e njejta gje si shprehja e Saliut per te rrembyer armet ndaj njeri tjetrit, por ne nje forme tjeter, kete rradhe te sterholluar e tipike alla bolsheviko – komuniste.
Eshte po gati e njejta gje si ajo e Sali Berishes vite me pare kur tha se: “Te gjithe jemi bashfajtore e te gjithe jemi bashkevuajtes”. Ndaj dhe Demokracia e tipit – Sali, iku per lesh e solli ne krye ”bashkevuajtesit ” e vilave, milionave, droges e prostiutucionit dhe ”bashkefajtoret ” e shkrete iken e morren arratine…
Dhe si dy pika uji ngjajne deklaratat e tyre me ate te Komandantit te tyre legjendar, i cili gjate viteve te luftes vellavrasese mes shqiptaresh porosiste qarte e prere: “Ti bini Ballit e kush e ka bere Ballin me gjithe ashpersine e egersine e mundeshme e te mos lini asnjerin prej tyre me kembe”.
Shkurt, qarte e sakte, deklarata te tilla mund ti beje vetem nje antishqiptar i terbuar dhe askush tjeter!
Ndaj vellezer e motra shqiptare, asnje lloj iluzioni ndaj tyre, sepse e gjithe klasa e sotme politike shqiptare eshte e dale nga e njejta fabrike, nga i njejti bark pjelles: Parti – Enver, per te cilet jane e kane qene Gati Kurdohere!