Kështu deklaroi para gazetarëve mëngjesin e sotëm presidenti i të ashtuquajturës Serbi në Beograd.
Kuvendi i Serbisë, mëngjesin e së enjtes miratoi raportin rreth dialogut me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.
Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe përshkruan aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave, përfshirë aty: asociacionin e komunave me shumicë serbe (vërejtje e red.: “zajednicë” e vogël për Serbi të madhe), policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit që gjenden në kapitullin e fundit.
Gjatë fjalës së tij, presidenti i të ashtuquajturës Serbi, Aleksandar Vuçiq, tha se, ai dhe e ashtuquajtura Serbi nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
