Ushtaraku Rifat Haxhiu: Ja si u ekzekutua Kolonel Ahmet Krasniqi para syve të mi
Shoferi i Ahmet Krasniqit dhe ushtaraku Rifat Haxhiu, rrëfejnë momentin e ekzekutimit të kolonelit Krasniqi.
Ata kishin planifikuar një darkë pune për oficeret në teren te Pallati i Brigadave për me analizu situatën që ishte në Kosove, për vazhdimin e luftës në terren.
Teksa kishin mbaruar darken Koloneli Krasniqi u nis me dy makina drejtë Ministrisë se Mbrojtjes, por ndërkohe gjatë rrugës policia më shumë interesohej të identifikonte Krasniqin se sa bashkudhëtaret e tij. Në momentin e ndaljes kishte policë me maska dhe me uniforma.
Shoferi i Krasniqit rrëfen se posa kishin mbërritur ne destinacion dhe kishin ndal makinën, nga shpina kishte ardhur një person i armatosur i maskuar i cili edhe kishte bllokuar atë dhe ushtarakun Rifat Haxhiu që e shoqëronin Krasniqin.
Krasniqi kishte dalë nga makina dhe personi qe po mbante nën kontrollë dy bashkëshoqëruesit e Kolonelit pasi kishte konstatuar se ata nuk kishin arme, kishte shkuar drejt Krasniqit dhe kishte nxjerrë armen tjetër (pistolertën), ku e kishte pyetur të maskuarin tjetër, a është ky ai person, ai ishte përgjigjur po, dhe me pas e kishte goditur në koke me plumb Krasniqin.
Krasniqi ishte shtrire për tokë, atentatori e kishte qëlluar edhe dy here dhe bashke me të maskuarin tjetër ishin larguar ne rrugët e Tiranës.
Rrefimin mundë ta degjoni nga minuta 1:01:40 në videon e mëposhtme
Detaje tronditëse, urdhëri që Nano i dërgoi Kolonel Ahmet Krasniqit për Forcat e Armatosura
Ushtaraku Hilmi Nebihi rrëfen takimin e Kolonel Krasniqit me një oficer të komisariatit të Tropojës që ishte i dërguar nga kryeministri Fatos Nano, ku ky i fundit i kërkonte Krasniqit të mbyll qendrat stërvitore. Koloneli Krasniqi ne fillim u mundua me mirëkuptim te ja sqaroj rëndësinë jetike të këtyre qendrave stërvitore qe kishin për Kosovën, por oficeri insistoi te respektohet urdhri i Kryeministrit Nano.
Por përgjigja e Ahmetit ishte e ashpër: Jo që do ti mbylli këto qendra por do ti hapi edhe qendra tjera stërvitore në gjithë Shqipërinë qe do të jene prapavije për Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Rrëfehet ushtaraku Nazif Ramabaja: Ja çfarë më tha Ahmet Kransniqi në vitin 1998
Ushtaraku Nazif Ramabaja është rrëfyer në dokumentarin e shoqatës “Sali Çeku” – “Koloneli”, që është shfaqur në TV Dukagjini, lidhur me vrasjen e Ahmet Krasniqit.
Ai ka treguar se në mes të 21 dhe 23 majit të vitit 1998, në Oslo të Norvegjisë është mbajtur një takim në mes të Ahmet Kraniqit dhe Agim Mehmetit si përfaqësues të oficerëve dhe më vonë të Ministrisë së Mbrojtes dhe përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Adem Demaçin si përfaqësues politik dhe Xhavit Halitit, shkruan Bota Sot.
“Në atë takim, jo në biseda, por në takim të drejtpërdrejtë me Ahmet Krasniqin dhe Agim Mehmetin isha edhe unë dhe në një moment mund të them që Ahmeti ishte aq i lumtur sa që mu drejtua dhe më tha “Nazif, në jetën time kurrë nuk kam qenë më i lumtur se sot, e ndjej veten aq mirë saqë tash e tutje përmes helikopterit mund të dërgojmë armatim në Drenicë dhe se UÇK-ja do të jetë trungu i një ushtrie të ardhshme të Kosovës”, ka treguar Hafizi.
Pjesën e rrëfimit të Ramabajës, mund ta shihni nga minuta e 31-të.
Sali Berisha: Ahmet Krasniqin e vrau SHISH-i
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka bërë përgjegjës për vrasjen e kolonelit Ahmeti Krasniqit, Shërbimin Informativ Kombëtar (tash Shërbimi Informativ i Shtetit) – agjencia e sigurimit shtetëror të Shqipërisë.
Berisha ka pranuar në dokumentarin e shoqatës “Sali Çeku” – “Koloneli”, që është shfaqur në TV Dukagjini – se ka pasur disa herë takime me Krasniqin dhe se ka ndërmjetësuar në takime me ish-krerët e UÇK-së në mënyrë që të dy formacionet, FARK dhe UÇK, të bëhen me një komandë, gjë që e kërkonte me ngul vetë Ahmet Krasniqi.
Ndiqeni më poshtë videon e plotë të dokumentarit “Koloneli”.
***
Kush e vrau Ahmet Krasniqin? (Dokumentar)
Sot, në TV Dukagjini, u shfaq dokumentari “Koloneli”, kushtuar Ahmet Krasniqit.
Dokumentari, prodhim i shoqatës “Sali Çeku”, shfaq si asnjëherë më parë detaje nga jeta e ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Aty jepen detaje rrëqethëse nga vrasja e udhëheqësit të FARK-ut.
Shikojeni dokumentarin, të plotë, në linkun e mëposhtëm. / BS
https://youtu.be/W6XVD1mFzVw
kur e kini ditur se kush ka dhen urdher per vrasjen e nje shqiptari nga nje shqiptar qe ju permendni FATOS MAJMUNIN NANOJA. pse ju qe kini djeni pse nuk aktuat, apo ju nuk kishit dhemshuri per ate kolonel qe vet shqiptaret e vrane,,kjo histori eshte tamam nga njers pa ndjenja kombetare, krimineli duhet cfarosur , kush do qe te jete, pse ishte nanoja kryeminister nuk e ben patrijot me te muire se ay qe u vra,, jazek qe ini shqiptarebura si nanoja ka plot ne kosove dhe ne shqipri..