Ujku qimen e ndërron por jo edhe zanatin

Shkruan: Milazim Maraj

Rusia, i vogli i saj Serbia dhe Turqia në raport më shqiptaret dhe trojet e tyre kanë qëllimet e njëjta që nuk ndryshojnë pavarësisht nga kalimi i kohës. Cilës do fe të i takojë shqiptari po nuk e ndërroj kombin gjuhën kulturën për këto dy shtete trajtohet armik i përjetshëm dhe shumë i rrezikshëm. Kështu pra nuk kishte rëndësi për këto dy fuqi feja ortodokse, katolike apo feja islame në terë trojet e Dardanisë . Ata kërkonin kishën pravosllave ose xhaminë turke. Kjo ishte zgjedhja në kohën kur shqiptaret i kishte braktisur Evropa. Kjo politikë vazhdon edhe sot, madje më ritëm të shtuar. Deri sa Serbia ishte në Kosovë okupojë kishat tona dhe vazhdoj të ndërtoj kisha edhe atje ku numri i serbëve dhe shkive (shqiptarëve te konvertuar në serb) ishte i vogël ose nuk kishte fare. Ndërtoj kisha në tokat shqiptare, si në Gurrakoc në tokat e Kabashëve në Banjë në tokat e Morinëve e kështu gjithandej Kosovës. Shkatërronin çdo shenjë ilire dhe pellazge.

Kështu ndërtoheshin godina mbi trashëgimitë kulturore. Kjo pra është arsyeja që Serbia pengon më çdo kusht hyrjen e Kosovës në UNESKO. Është ndërtuar fabrika e baterive në Pejë mbi një qytet Ilir kështu është vepruar në terë trojet tona në Kosovë dhe jashtë sajë. Pas luftës në emër të ndihmave u rinovuan xhamitë e bombarduara nga ushtria serbe. Por filloj politika tjetër të mos rinovohen xhamitë ekzistuese por të ndërtohen tjera te reja. Kështu ndodhi më xhaminë e fshatit Vrellë hoxha i fshatit mulla Isa më tha nga 30 shoqata arabe e turke që e vizituan këtë xhami nuk pranuan ta rinovojnë Po ashtu nuk u rinovua xhamia e fshatit Shushicë deri sa u ndërtua një xhami e re dhe pastaj TIKA ndërtoj Shkollën dhe xhaminë e vjetër në të cilën shqiptaret kishin mbajt shumë takime dhe kuvende për hallet e vendit dhe që ishte kërkesë e tyre. Arsyeja ishte së nuk ndërtojnë xhami aty ku ka varreza. Por pasi që në Vrellë iu ofrova një vend tjetër po ashtu më varreza ata u shprehën të gatshëm ta ndërtojnë edhe pse njësoj kishte varreza. Për këtë arsye refuzova të ndërtimin e xhamisë nga këto shoqata. Xhaminë e fshatit Vrellë e rinovojë Ministria e Kulturës më kërkesën e DAKRS të Komunës së Istogut. Kurse në fshatin Shushicë pasi që u ndërtua një xhami e re nuk pati pengesa që të renovihet edhe xhamia e vjetër. Kështu ky fshat i vogël që nuk e mbush më besimtarë njërën xhami tani i ka dy, këso rastesh të vërshimit të xhamive në Kosovë ka shumë. Origjina fondeve të këtyre xhamive nuk është e qartë. Xhamia më dy minare afër shkollës bujqësore “Ali Hadri” në Pejë u ndërtua mbi varret e dëshmorëve shqiptar që luftuan kundër ushtrisë turke për çlirimin e Pejës nga 31 maji deri më 8 qershor të vitin 1912. Në këtë betejë ranë: Ramë Brahimi nga fshati Shushicë,fshati i Medhmet Akifit* më 17 luftëtar të këtij fshati, Haradin Feraj dhe Din Emini nga fshati Jabllanicë e Madhe. Kadri Qerim Maraj, Bajram Ibish Bicaj, Qerim Binak Beqiraj,Tahir Smajl Dakaj, nga Vrella dhe shumë luftëtarë të tjerë nga viset e ndryshme të Kosovës që kishin ardhur të luftojnë për të çliruar Pejën nga turqit.

Ky vend duhej të ishte memorial shqiptarë e jo xhami. Heshtja e institucioneve tona në këtë zallahi është ogurzezë, e dhimbshme dhe trishtuese. Nuk u ndaluan këto ndërtime të dëmshme në Kosovë. Madje nuk ka ndonjë shenjë që do të ndalohen as në të ardhmen. Dëshpëruese është heshtja e mësimdhënësve shqiptar; ndodh një projekt që do të prodhojë përplasje katastrofale në popullin shqiptarë qoftë në mes të feve apo brenda fesë islame. Kurse heshtja e mësimdhënësve mbretëron. Motivi patriotik pas lufte është suspenduar nga ora mësimore në Kosovë. Në Kosovë më gojën plot vëllaaaa ,shtetet arabe dhe Turqia sjellin xhamia dhe shamia, ndërsa në Serbi miliarda para për armatim dhe ushtri. Kinse për të u mbrojtur nga “rreziku” që u kanoset nga viktimat e Serbisë; Kosova,Kroacia dhe Bosnja. Këto ndërtime fshehin masakrat historike të këtyre ushtrive mbi këtë popull të urtë dhe shumë miqësor. Instalojnë ndërtesa kulti të që përmban politikën shfarosëse në vend të lutjeve për Zotin. Zënkat tani më vetëm sa kanë filluar në mesë fshatrave, në mesë të njerëzve për mes mjeteve elektronike, të shkruara apo në tubime. A ka institucion që merret më studimin e këtyre zhvillimeve në Kosovën e pas luftës???

A ka Kosova udhëheqës patriot që u thotë stop përgatitjeve kundër shqiptare???

1 thought on “Ujku qimen e ndërron por jo edhe zanatin”

  1. Agron R. Krasniqi

    Mire e ke shkru, por ti je sikur shumica e hiokriteve…….HIPOKRIT.

    PO QYSH NUK PO FE VJEN MARRRRE ME BAJT ATE EMER ARABOTURQELIK.

    Po edhe 4 seconda jete me i pase e kisha nderruar at qenef emer….Sepse arabt edhe turqelit edhe shkavellat…..ta kan rrrrrrrrras ate emer ….e jo baba apo nena apo nej kusheri….
    Edhe un e kam pase emrin shkavelloarabishtotyrqelik MAHMUUUUUUT GLLLAVURDAAAA.

    POR 32 euro edhe e nderrova ne AGRON KRASNIQI.

    PIK.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top