UÇK-ja e vërtetë, nuk i frikësohet askujt

Nga Naim Miftari, autori është ish-epror i lartë i UÇK-TMK-G2, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish pjesëtar i SHIK-ut

UÇK-ja e vërtetë, duke e njohur si detyrim dhe vlerë të shenjtë luftën për lirinë dhe çlirimin e atdheut tonë nga thundra gjakpirëse serbomadhe, nuk i druhet tribunaleve dhe nuk ka fare nevojë për ndihmën e “Parlamentit” të milionerëve. vrasësve, dhunuesve, të sëmurëve psiçik. UÇK-ja e vërtetë, nuk ka nevojë për ndihmën e deputetëve të korruptuar deri në fyt, milionerë të pasluftës! Ne nuk na duhet as ndihma e Presidentit dhe as e Qeverisë, përderisa këta janë proserb, ne nuk mund ta pranojmë ndihmën e tyre, sepse kjo do ishte e barabartë me një kërkim ndihme drejtuar Serbisë, kundër së cilës luftuam. Ne nuk e patëm detyrim të pasuroheshim personalisht dhe as nuk kishim kohë të arrestonim lavire e “pevaqica””(sot deshmitare)” të kafeneve të rakisë, që profesion e kishin argëtimin e paramilitarëve e ushtarëve serb.

UCK-ja e verteteNe, UÇK-ja e vërtetë, nuk u morëm me ta dhe nuk vramë as pylltar(shumar), as taksistë, e as njerëz të degjeneruar…,. Ne, UÇK-ja e vërtetë, as që e kishim synim dhe qëllim të luftojmë atdhetarët që mendonin ndryshe politikisht, që potenconin dhe jepnin alternativa tjera të veprimit të kombinuar politik e ushtarak, për arritjen sa më të shpejtë të lirisë. Nuk vramë as frikacakët, të cilët, nga frika që i kishte kapluar, ruheshin nga hijet e veta,ne uçk e vertet nuk prnanonim as urdhra që vinin nga hotelet dhe kazinot e evropes. .

Kësaj UÇK-je, pra UÇK-së së vërtetë, nuk i duhet ndihma e askujt në përballje me tribunalet, e aq më pak ndihma e maskarenjëve. Lufta e jonë ishte luftë e pastër si loti, në një kohë shumë delikate, te një popull i pushtuar dhe i përçarë politikisht. Pastërtinë e luftës sonë nuk mund ta ndyni as ju dhe as disa “miq” tuaj ndërkombëtar. Tregohuni atyre “miqve” tuaj, se ndyrësira gjindet në duart e juaja dhe këtë turp nuk mund të na e mvishni as sot, as nesër, askurrë.

Tërësisht normale dhe e kuptueshme, që edhe në luftën tonë të paorganizuar si duhet, pati edhe gabime. Megjithatë, mos harroni ju zotërinjtë e Parlametit të Milionerëve, se edhe ushtritë e shteteve më të përparuara, me tradita qindravjeçare shtetërore e ushtarake, ballafaqohen me problemet e krimeve në ushtri (vrasin miliona njerëz)dhe bejn krime monstruoze…, por te këto shtete dhe ushtrit e tyre, këto probleme zgjidhen ndryshe. Nuk ndiqet ushtria, por kriminelët që e keqpërdorin ushtrinë për të kryer krime. Nuk bëhet gjueti shtrigash kundër një ushtrie kombëtare, për shkak të disa kriminelëve, qofshin ata edhe me gradë apo pa te. Madje, këto shtete i fshehin dhe i mbrojnë ushtarët e vet, edhe në rastet për çdo gjykim. Te këto shtete, siç e dimë nga përvoja, funkcionojnë gjyqet e brendshme ushtarake dhe civile. Nuk kemi dëgjuar që Parlamenti i një shteti të krijojë tribunal për ushtrinë e vet çlirimtare, siç e bëri këtë Parlamenti i Kosovës për UÇK-në!

Në gjithë këtë mjegull mediale, presion politik, shantazhe dhe kërcënime të njëpasnjëshme, më së shumti po goditet drejtësia, Po, e vërteta është se drejtësia po goditet fuqishëm nga të gjithë. Pse, pse vallë nuk iu bë gjyqi special paramilitarëve dhe ushtrisë pushtuese, kriminale e gjenocidale të Serbisë? 14 000 civilistë shqiptarë të vrarë e masakruar, 1 milion të prekur nga pastrimi i dhunshëm etnik, mijëra të plagosur, 20 000 gra e vajza të dhunuara, qindra e qindra fshatra të bëra shkrumb e hi?!

Ndërsa sot, përderisa ne po bëhemi gati për gjyqin special dedikuar një ushrie çlirimtare, agresori, Serbia, ende po i fshehë mijëra njerëz që i vrau, masakroi dhe i kidnapoi mbetjet mortore të tyre! Ja, ky është rezultati final i punës së Presidentit, Qeverisë dhe Parlamentit të Milionerëve.
Megjithatë, UÇK-ja e vërtetë nuk i frikësohet askujt. Ne jemi të bindur se çdo herë do të dalim faqebardhë, ashtu sikurse në ditët e rezistencës së armatosur kundër krimit, masakrave, dhunës dhe gjenocidit shtetëror të Serbisë, paramilitarëve dhe ushtrisë së saj.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top