SHKRUAN: KIMETE BERISHA
Më keq se me dështu, është m’u bë qesharak.
Sepse, kur për një kohë të gjatë dukesh qesharak, pastaj kalon në shkallën tjetër edhe më të rëndë, kur dukesh ‘budalla’.
Albini dhe Syla po bëhen qesharakë, me teoritë e vjetra për pushtetin që Albini s’e merr dot as si fitues i zgjedhjeve dhe me dimrin që Tahirsylës i ka dal komplet prej kontrollit.
Mos na trego Ti neve me fjalë se si bëhet qeveria, por bëje si duhet.
Teorikisht unë ti qes pitet më të mirat n’botë, por praktikisht majat e burekut tim mund të përdoren edhe si teshlicë për vetmbrojtje, aq të forta që m’dalin.
Kryesore me fsheh dështimin, mos me t’pa popullata që s’je i zoti me maru një pite, të cilën e maron më së miri ajo që ka lexuar më së paku.
Më mirë m’u duk se ‘s’po
don’ sesa ‘s’po mundesh’.
Me dështu edhe si fitues, kjo i ndodh veç një megalomanie si kjo e Albin Kurtit.
Sipas tij më mirë me dështu (mos m’u bë kryeministër) sesa m’u bë qysh do Isa Mustafa.
Më mirë m’u bë Glauku për një muaj Kryetar i Kuvendit sesa m’u bë ky Kryeministër.
A e keni pa Ju qysh del prej veturës zyrtare Glauku prej se u bë kryetar kuvendi?
Kush s’e ka pa nuk mundet me marrë me mend…
Glauku nuk prek më n’tokë, gjithë atë mendjemadhësi s’e mban toka, aq rrëmbyeshëm që i qaset jetës së re.
E s’e di Konjufca, se krejt i falim, veç mendjemadhësinë jo (Kujto: Dacin, Qosjen, Surroin).
E merr mësim nga Ibrahim Rugova se si mund të jesh i madhërishëm duke mbajtur kokën ulur.
P.S. Ju shkokërdhoi Hashim Thaçi.
Medet.