SHKRUAN: GANI MEHMETAJ
Turqia do ta armatosë Serbinë me drona kundër shqiptarëve të Dardanisë, njoftojnë mediet elektronike dhe të shkruara. Turqia e pati armatos edhe Maqedoninë kundër shqiptarëve etnik me 2001, ndërsa nga armët turke në duart e ushtarëve dhe të policëve sllavë u vranë qindra shqiptarë. Turqia kur i armatoste sllavët e Maqedonisë kundër shqiptarëve, ndërtonte objekte kapitale në pjesën sllave të Shkupit, ndërsa xhamia në pjesën shqiptare të kryeqytetit.
Turqia ka miqësi tradicionale me Serbinë e me sllavët ortodoks qe nga mesjeta, i kishte aleatë kundër arbërorëve, ia fali gjysmën e territorit shqiptarë Serbisë nga Nishi, Shkupi e deri në Prishtinë e Strugë, e ndihmoi në gjenocidin që bënë serbët kundër shqiptarëve etj.
Turqia në kohë të re investoi mbi 3 miliard euro në Serbi, ndërsa asnjë cent në Dardani. Planifikon të investoj edhe tre miliard dollarë në Vojvodinë, në mënyrë që ta forcojë shtetin serb.
Ndërkaq, zhvati e rropi pasurinë tonë kombëtare në emër të privatizimit. KEK-un e bleu për 28 milion euro, ndërsa vlente mbi 4 miliard euro, aeroportin e mori pothuajse falas dhe ndërtoi një xhami të vogël, të vetmen në Evropë, ku do të falen beduinët.
Turqinë e shpallen aleatë strategjikë zyrtarët e korruptuar të Dardanisë e të Shqipërisë, por aleat strategjikë e shpalli shteti shqiptar edhe Serbinë, në Pejë, ku u takuan të dy qeveritë tona.
Amerika, që disa duan t’ia përplasin dyert, që ta zëvëndësojnë me Turqinë aleatin e Serbisë, ka investuar mbi 20 miliard dollarë në 20 vjetet e fundit. Po aq ka dhënë ndihma e mbështetje në infrastrukturë. Një miku im në rrjetin social mi rikujtoi të dhënat zyrtare se Amerika shpenzoi edhe 120 miliard dollarë në bombardimin dhe shkatërrimin e fuqisë ushtarake të Serbisë për ti shpëtuar shqiptarët nga gjenocidi.
Prandaj nuk është e vështirë të konstatohet se kush është me Turqinë është me Serbinë, Rusinë e Bjellorusinë, edhe pse një shkrimtar i yni që ka huq, për t’ua mbyllur gojën kritikëve të politikës antishqiptare të Turqisë, shkruante: ” kush është kundër Turqisë është me Serbinë” .
Kështu ishte gjithmonë. Turqia ishte dhe është aleat strategjik me Serbinë, sot po e armatos që ti luftoj dhe ti frikësojë shqiptarët, edhe pse derisa është vetëm një ushtar amerikan, rrezik nga Serbia nuk ka.
Ndërkaq, ushtarët e FSK-së Ankaraja, në kuadër të ndihmave ushtarake i armatos me tonelata bakllava e sherbet Stambolli. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen.