TURPI I NJË PARLAMENTI BALLGUR

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Po ku mund të bëj rezolutë një Parlament Ballgur ku ka veç anëtarë mburraveca e burracaka. Një parlament ku opzita e dehur për pushtet kërkon me një të “rame dy të vrame”. A dinë të na spjegojnë a u tubuan të kërkojnë lirimin e Ramushit a ta rrëzojnë Qeverinë!?
Opzita ku fjalen kryesore e ka LVV dhe mazohisti e narcizoidi Albin Kurti, i cili shfryhet si gomë e kamioni 16 tonësh kur has në gozhdë dhe fyen me radhë, burra e gra. Sa mirë që në këtë Parlament Ballgur nuk ka edhe fëmijë. Albini i LVV ligjeron bukur dhe lutet sikur bilibili kur këndon dhe thotë “bëne zot llugë”!?

Çfarë rezolute voton një Pozitë, e cila lutet gjithë natën të përseritet viti 2004 (PDK) dhe të frikësohet Bashkësia Ndërkombëtare nga fillimi i prostestave të dhunshme dhe t’iu futet përseri flaka kishave, por tash edhe xhamive, vetëm për t’ua shpetuar bythën komantantëve të Rognerit dhe komandantëve të leshit që vranë shqiparë, gjatë dhe pas luftës!?

A u kontrabandua Nehat Thaqi me Ramushin?

Kam shumë dyshime se Dosja me elemente të reja për të ngre nje aktakuzë kundër Ramushit është “vjedhur” nga SHISH i Shqipërisë. Por kush e vodhi? A ishte udhëtimi i Thaçit në Tiranë vetëm për ta dekoruar Dritëro Agollin? Normalisht të dekoruarit ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e dekorimeve në vendin nikoçir. Po, Edi Rama që e ka bugosur Isamil Ballistin, për hatër të Vuçiqit, pse nuk reagoi plot dy ditë? I ndihmoi Thaçit ndoj gjë, në punët e tij të pista?
Kur u arrestua Nehat Thaqi (me Q të butë) u harxhua shumë ngjyrë e shumë fjalë dhe autoritet serbe, nga kërcënimi për një denim shembullor për terrorizëm (15 vite), papritmas e liruan, pa asnjë therrë në këmbë. Kur doli para kamerave prisja të shoh një Nehat të thyer e të dobësuar që nuk do të peshonte me shumë se 45 kg. Por, ai doli më i freskët sesa që ditën kur serbët e arrestuan.
Dihet që serbët për lirimin e tij nuk marrin para, por a mos e kontabanduan bashkë me Hashim Thaçin për ta organizuar një rrjetë ku Ramushi do të binte si marimanga.

Naivitet i Ramushit dhe i këshillëtarëve të tij

Sikur të isha në vend të Ramushit, do të kërkoja nga ata që e bindën ta tregojë publikisht ftesën e Trumpit, e cila ishte e nënshkruar nga një biznismen dhe do ta pyesja personin që ia ka pre bileten për SHBA, nese s’e ka bërë vetë, kush i tregoi policisë së Francës, të cilët tashmë e dinin që Ramushi po iu shkonte “si ujkut në gojë”, prandaj të gjitha përgatitjet ishin bërë ta presnin gjahun.
Pse nuk e arrestoi Zvicra Ramushin?
Po supozoj që Ramushi ka mbërri me aeroplan nga Kosova. Nëse është kështu, çdo pasagjer që ateron në aeroportin e Baselit, nëse duhet të marrë një lidhje për SHBA apo vend tjetër, nga aeroporti në anën e Francës, ka mundësi të zgjedh korridorin që të dërgon drejt në doganën e Francës pa kaluar nëpër doganën e Zvicrës.

E treta e vërteta

Thaçi e ka djegur dy herë deri tash Ramushin. Të parën herë kur bashkë me Rexhep Selimin, gjatë luftës, ia kanë prishur marrëveshjen me Tahir Zemajn, sipas të cilës Ramushi kishte pranuar postin e zëvendëskomandantit për Zonën e Dukagjinit. E dyta kur ia shtroi tapetin e kuq në aeroportin Adem Jashari dhe i premtoi se do t’ia lëshojë vendin e kyreministrit. Në vazhdim ia lëshoi në shpinë Adem Demaçin, i cili tha, “Ramushi po lyp shumë, na e kemi kyreministrin”.

E treta e verteta e vërteta. Nëse lirohet Ramushi, që tash për tash nuk besoj që ka gjasa, sepse Franca nuk është Slloveni, pasi drejtësia ndikohet shumë pak nga politika, atëherë Ramushit i mbetet që atyre që ia punan kaq mjeshtërisht t’iu kërkojë llogari me kanun. Është thirrje ugurzezë, por e vetmja që taborrin e Thaçit e bjen në mend. Përndryshe, Ramushi duhet të angazhojë avoketër të fortë dhe t’i paguaj mirë, sepse protestat e shqiptarëve nuk i ndihmojnë gjë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top