TUNGJATJETA PAQËSORE JU QË I TREMBENI LUFTËS SË LULZIM BASHËS!

SHKRUAN REXHEP SHAHU

JU qe u trandet nga “lufta” e Lulzim Bashes,
A i trembeni paqes qe debon perdite shqiptare nga atdheu dhe po e ben kete vend azil pleqsh, kullote dhensh?
A i trembni ndopak lajmit te kobshem se vetem gjate vitit 2015 u trafikuan vetem ne Angli 600 vajza shqiptare, vajza dhe motrat tona?
A i trembeni lajmit se 2 miliard euro droge jane per blerje votash?
A i trembeni lojes se ulte te kryeministrit qe i con fjale Amerikes permes Anglise se po shkoj me Rusine?
A i trembeni ndopak megallomanise kryeministrore qe nuk e llogarit njeriun per njeri?
A i trembeni flakjes se njerzve ne rruge te madhe?

Mos iu trembni Lulzim Bashes çfare do fjale me lufte qe te thote. Pasi Lulzim Basha ka vec nje arme lufte, qeshjen dhe ju te gjithe e dini mire kete.
Arma me efikase e Lulzim Bashes eshte qeshja.
JU kesaj i trembeni ne fakt, qeshjes se tij.

Lulzim Basha njehere doli nga natyra e tij dhe ju u drodhet si mijte ne sekonda termeti. Ne fakt u shtiret si viktima lufte.
Po kryeministri yne qe shtiret, genjen dhe mashtron, dhunon e persekuton pa iu skuqe tulla 25 ne 24 ore nuk ju shqeteson fare dhe nuk ju tremb aspak.
JU mos u shtirni se po trembeni nga lufta e Lulzim Bashes, por trembuni nga qeshja e tij nga argumentet dhe fuqia e argumenteve, trembuni nga nje veprim i thjeshte e i ligjshem i tij: mosmarrja pjese ne zgjedhje e forces se tij politike. Dhenia e gjithe fuqise, dhenia e zgjedhjeve pushtetit aktual. Kete mundet ta beje Lulzim Basha duke qeshe – te mos marre pjese ne zgjedhje dhe duke ia uruar gjithe fitorjet madheshtore Edi Rames.

Te dashur paqesore, te dashur engjej te paqes shqiptare, te dashur e shume te nderuar ju qe u trembet nga lufta e Lulzim Bashes!
Dilni nga bunkeret tuaj, dilni mos u tutni. Nuk ka lufte.
Basha nuk di te beje lufte. Ai di te qeshe. Plumbat e tij jane te qeshurat e tij.
Mos u tutni pse e nge zetin Basha ndonjehere. Basha nuk e ka fuqine te ngritja e zerit, por te argumenti e kerkesa e kthjellte qe ben e artikulon, te vendimi i bute qe ai ka fuqine ta marre, te qartesia qe tashme e ka.
Ndaj mos u tutni nga lufta e Bashes, nga defekti i Bashes, nga zeri i larte i Bashes, as nga gishti i Bashes. Tutjuni atij Bashes tjeter qe qesh dhe merr vendime te forta duke qeshe.

Ai me argumentet qe po jep, me qartesine e argumenteve, me thjeshtesine qe po artikulohet, po thote nuk ka zgjedhje me friken se vidhen, me friken e vjedhjeve te votave apo blerjen e votave nga qeveria e droges se shumefishuar.
Ai me keto argumente po afron njerez, me ze te larte e gisht po largon ato qe duhen e duheshin larguar me kohe.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top