Trump shtonë popullaritetin, Grenellit i shtonë kompetencat dhe autorizimet!

SHKRUAN: FATMIR BAJRAJ

Kosovën e çliruam dhe e bëmë shtet sovran e t’pavarur bashkë më Amerikën, me t’cilën edhe mund t’a ruajmë të tillë, pra vetëm kur jemi me të dhe jo kundër saj.

Një lajm që heqë dilemat e atyre që mendojnë se shtyerja dhe prolongimi i uljës n’tavolinën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel, është i dobishëm dhe largëpamës, nga kalkulimet e gabura të stilit të ; “pazari pa hangjiun”!
Pas fitores spektakolare të Presidentit Trump në një betejë juridike në Dhomën e Përfaqësuesve, votimi i së cilës e nxjerrë t’pafajshëm dhe mbi të gjitha fitimtar, fakt ky që prodhon efektin e kundërt më pretendimet për largimin e Tij nga Shtepia e Bardhë, me rritjën dhe shtimin enorm të popullaritetit të Tij dhe besimit të popullit amerikan në lidershipin e Tij dhe të një Amerike ma ndryshe seq ishte n’kohën e para-ardhëseve të Tij n’krye të shtetit ma t’fuqishëm në botë, SHBA-ve.
– Fitorja e kësaj beteje, sikur impulson dhe kondicionon një refresh të energjive të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili shfaqet në sipërfaqjën e dinamikes dhe shtimit të ritmit në hapa, duke sforcuar me ngulm shtyrjën e agjendes së sigurisë kombëtare me emërimin e ambasadorit amerikan në Berlin, z.Richard Grenell në pozitën e shefit të Intelengjës Kombëtare, përkunder faktit se ky i fundit ishte ngarkuar si emisar special i vetë Presidentit Trump për dialogun e Brukselit ; Kosovë-Serbi.
– I ekzaltuar nga suksesi i ambasadorit Grenell në dy marveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, saktësisht për linjën ajrore dhe hekurudhat, Presidenti amerikan Donald Trump, fiton besimin edhe ma të madh për ambasadorin Grenell, duke i dhënë besimin në një nga detyrat ma t’fuqishme dhe ma t’përgjegjshme në gjithë piramidën e sigurisë kombëtare, si shef i Intelegjencës Kombëtare.

Trump : “Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani” !

Pralajmërimi i Presidendit amerikan, Donald Trump, për hapin e ardhshëm të Tij, në emërimin e një mabasadori të ri në Berlin në vend të ambasadorit Richard Grenell, pasi që ky i fundit mori një pozicion edhe ma t’fuqishëm për kombin dhe shtetin, si shef i Intelegjencës Kombëtare, sikur e bënë të qartë vizionin e SHBA-vë dhe të Administratës së Presidentit Amerikan Donald Trump për intersimin dhe agjenden e Ballkanit Përndimor, nyja e së cilës është, marveshja gjithëpërfshirëse Kosovë Serbi, e cila në thelb dhe si qellim të epilogut ka ; njohjën reciproke.

Donald Trump : “Ambasadori Grenell do të vazhdojë si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë, pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike të cilën do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende” !

Ky vlerësim dhe ky përkushtim i Presidentit Trump, për ambasadorin Grenell dhe qasjes karshi Dialogut të Brukselit dhe konkretisht ; Kosovë-Serbi, jep mesazhin e duhur serioz, të cilit Ne si Kosovë dhe Lidershipi ynë shtetëror duhet t’a marr seriozisht duke levizë në shpejtësinë e “valëve” të Administratës së Presidentit Trump dhe duke shfrytëzuar vullnetin dhe disponimin suplementar të SHBA-ve në zgjidhjën definitive të ngerqit në mes të dy shteteve fqinje, deri dje të armiqësuara, por tani e tutje të detyruyra të jetojmë në paqe dhe pranë njera tjetres.
Taktizimet dhe devijimi i këtij kursi, për një apo arsye tjetër, jo vetëm se nuk ndihmon Kosovën dhe shqiptarët, por përkundrazi ; dëmton Kosovën si shtet dhe i hap derën degradimit dhe regresit tue përgithshëm i cili vë n’dilemë edhe ekzistencën e shtetit dhe progresit nacional.
– Barrierat të hiqën dhe t’i hapet mundësia dialogut për një zgjidhje e cila ruan integritetin teritorial dhe sovranitetin e shtetit, zgjidhje kjo e cila ka si epilog njohjën reciproke dhe integrimet në mekanizmat relavent nderkombëtar, përfshi këtu edhe OKB-në.
Refuzimi i Dialogut, alias, përmes refuzimit të eleminimit të barierave për dialogun, pamedyshje minon procesin dhe favorizon Serbinë n’dëmë të Kosovës dhe shtetësisë së saj.
– Kosova dhe lidershipi i saj përballë Serbisë, është ballëhapur dhe jo-inferiore, ngase në këto raporte dhe relacione jemi viktimë e një lufte të imponuar nga pushtuesi i egër dhe regjimi kriminal e gjenocidal i Millosheviqit, i cili mohonte qenjën dhe lirinë tonë, për të ciliën neve ishim të detyruar t’luftonim deri në sakrificë sublime kundër një makinerie ushtarake & luftarake të një shteti i cili bëri krime dhe gjenocid mbi popullin liridashes të Kosovës.

Marrveshja gjithëpërfshirëse, konform Kushtetutues së Republikës së Kosovës.

Ma shumë dhe ma me rëndësi se gjithçka tjetër, është marveshja e cila nuk ka, dhe s’guxon të ketë implikime në Kushtetutën e Kosovës, Kushtetutë kjo e konstrukturar mbi kompromiset e dhimshme, të cilat mezi garantojnë funksionimin normal të një shteti në të cilin shumica absolute e popullsisë së saj, ka heqë dorë nga e drejta natyrale për një shtet nacional, dhe në emër të kompromiseve kontekstuale-historike (Pavarësisë së Kosovës), i’u dhuruan të drejta suplementare pakicave, e n’veqanti pakicës serbe e cila në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gëzon të drejta unike, çfarë nuk ka asnjë pakicë kombëtare askund në botën e qytetëruar.
Çdo marveshje ndryshe, nuk do të ishte zgjidhje, por do shenonte fillimin e rrënimit përfundimtar të subjektivitetit të Republikës ë Kosovës dhe shtetësisë së saj si subjekt i së Drejtës Nderkombëtare.

Kosova s’ka më çfarë t’i jep Serbisë, kjo e fundit i ka borgj Kosovës dhe shqiptarëve !

Qenia e jonë si subjekt konstitucional-shtetëror, është në kufijtë dhe limitet e fundit funksional dhe përtej kësaj, mbijetesa është iluzion.

Një marveshje e cila dëmton këto limite, sjell Kosovën dhe subjektivitetin e saj para një alternative t’vetme ; zh’bërjës graduale ose t’mënjehershme të Republikës së Kosovës, këtij projekti të shqiptarëve të Kosovës dhe të bërë realitet bashkë me Amerikën n’krye të alatëve euro-përendimor dhe veri-atlantik (NATO) !

Ruajtjën e Kosovës sonë, mund t’a bëjmë me Amerikën dhe jo pa Amerikën, e lere më kundër saj, andaj Presidenti historik Rugova thoshte : “Shtëpia s’mbahet pa miq”, thënje lapidare kjo, nga e cila duhet t’nxjerrim leksionin e duhur e t’nevojshëm !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top