SHKRUAN ZENEL ÇELIKU
Politika shqiptare sot është në kolaps total sepse një vënd nuk mund të udhëhiqet pa një opozitë konstruktive dhe të fortë aq më shumë që mandatin i tretë i Ramës kërkon ballafaqim të frotë opozitar. Ç’po ndodh me opozitën shqiptare në këtë parlament me shumë ngjyra interesash dhe me akuza dhe pasuri të pa zakonta.
Partia Demokratike (PD) aktualisht është në një proçes konfliktual si asnjë herë tjetër, ku djali “vrau babain” e tij politik. Konkretisht, Z. Lulzim Basha para disa ditësh pa pritmas përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik të PD- Z. Sali Berisha. Gjithkush kur e dëgjuan këtë lajmërim, menduan se është “fake news” sepse kurrsesi Basha nuk mund ta bënte këtë veprim pikërisht për Berishën i cili e lançoi në politikë dhe në pushtet kur ai nuk njihej fare në publik. Por ja që kjo çudi ndodhi, Basha pa asnjë proçedure statuore, me në autoritet tipik komunist dhe befas deklaroi se; kam përjashtuar Z. Berisha nga grupi parlamentar i PD sepse këtë ma kërkoi Amerika, PD duhet të zgjedh, me Amerikën apo me Berishën. Ç’do kush e di mirë se Basha vetëm pro amerikan nuk është, gojët e liga thonë se Basha gjetke e ka hëngër një lugë çorbë të prishur, por Amerikën kurrsesi nuk e ka për zemer. Të gjithë e dijmë se SHBA-të janë fuqi madhore në botë, aq më shumë për Shqipërinë e cila Amerikën e ka përzgjerdhur partnerin strategjik dhe jetësor për shqiptarët.
Eshtë e vërtetë se Z.Berisha është vlerësuar non grada nga DASH, por kjo është çështje personale e Berishës me DASH dhe për këtë Berisha me vendosmëri ka marrë një kurs për ta apeluar këtë vendim të DASH. Koha do ta provoi se është apo jo fajtor Z. Berisha dhe këtë më mirë se amerikanët nuk e provon askush. Por, vetë Z. Basha nuk mund ta provoi non gradën ndaj Berishës, Basha i cili edhe kur e pyesin sa është ora, ai gënjen dhe qesh-ka thënë Presidenti Meta. Deri këtu kjo mbetet një çështej ndërmjet DASH dhe Berishës, por kurrsesi Basha në befasi të plotë dhe për interesa tërësisht personale nuk mundet të merte një hap të tillë që nuk mundet as t’a justifikojë e sa t’a përballojë. Për të parandaluar përgjegjësitë e tij penale për vrsajet e protestuesve në bulevard më 21 Janar 2011, për akuzat për abuzimet në Rrugën e Kombit dhe për akuzën për lobimin në SHBA nga rusët kundrejt një pagese extra, Basha zgjodhi këtë rrugë të pa besë ku janë çuditur të gjithë shqiptarët, përfshi edhe vetë Bashën. Veprimi i befasues i Bashës kundrejt “babait politik” ka gjeneruar debat të fortë brënda PD dhe drejtpërdrejt konflikt Berisha-Basha. Ç’far po ndodh aktualisht në PD e shikojnë të gjithë, në një kohë që shqiptarët presin një opozitë të fortë përballë mandatit të tretë të PS-ës, pikërisht në këtë moment hapet ky konflikt shumë i madh në familjen e demokratëve. Kjo situatë kaotike pa dyshim i shërben PS-ës dhe dëmton shumë PD-ën e cila për hir të vërtetës sot më shumë se kurrë është në agoni totale si produkt personal i Bashës dhe disa personazheve të tij që e ndjekin nga pas. Opinioni shqiptar hapur thotë se rrruga që ka ndjekur Basha është tërësisht e pa besë duke shkelur hapur statutin e PD, jo vetëm kaq, por pjesa më e madhe e demokratëve janë pozicionuar në krah të Berishës duke shpresuar e besuar se Berisha mundet ta rikthejë PD një fuqi të madhe politike ashtu si dikur ku PD-ja shihej si shpresa e parë kundra diktaturës komuniste. Vërejmë se takimet e Berishës janë pritur me shumë interes nga demokratet por jo vetëm, ata shprehen me vrejtje të forta ndaj kryedemokratit të emëruar nga vetë Berisha. Berishës po i arfrohen disa figura që deri dje ishin në krah të Bashës, thuhet se nga grupi parlamentar i PD, janë 28 deputet në momentin e duhur do të pozicionohen në krah të Berishës. Një ditë më parë Z. Berisha bëri një takim në Durrës ku u prit jashtzakonisht mirë dhe me interes të madh nga demoktatët durrsak. Ajo që ka çuditur durrsakët por jo vetëm, ishtë fjala e aktivistes shqiptaro-amerikane të njohur në Diasporën Shqiptare në Amerikaë-iva Kokalari e cila ndërmjet të tjerave tha :
Lulzim Basha në SHBA vendosi të përdori një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë. Fillimisht kjo nuk doli, por kompania që Lulzim Basha po përdorte në Amerikë, pati disa probleme me ligjin. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që Basha të nxirrte nga grupi Parlamentar Sali Berishën (Kokalari është ftuar nga Berisha që t’i bashkohet në takimet me demokratët). Sali Berisha është shkëmbyer me një dosje për korrupsion të Lulzim Bashës që ekziston në SHBA dhe Shqipëri. Një pjesë e fondeve e kishin origjinën nga Rusia dhe skema e futjes së tyre për lobim në SHBA ishte e jashtëligjshme-përfundoi Kokalari.
Këto deklerata shqetësuan pa masë kupolën e PD të Lulzim Bashës të cilët menjëherë deklaruan se Kokalarin do të padisin penalisht për shpifje. Çudia ka një fund, Basha edhe pse bën sikur është filo amerikan, por askush nuk e beson, e aq më shumë SHBA-të nuk e besojnë se Basha është fansa e tyre. Le të presim se PD-ja do të ketë në krye Bashën që suprizon ma pabesitë e tij, apo PD-ja do të ketë në krye arkitetkin e saj Berishën, i cili me siguri po lufton që të rikthejë PD në shinat e lindjes së kësaj force politike si më 1990. Le të presim me durim dhe me qetësi, shumë shpejt koha do ta provoi kush është me këmbë në tokë dhe kush do të bëj lajmin e vitit, Berisha do të triumfoi apo Basha ka dështuar.
Shume e drejte, te lumte gazetari Zenel Celiku qe jeni kaq objektiv. Jam i vemendshem ne zhvillimet politike ne vendin tim. Gazetari Celiku analizon shum bukur dhe qarte situaten politike ne Shqiperi. Ne formim jam inxhinier dhe kam 19 vitesh ne Gjemani, vertete politika shqiptare eshte egzakt sic shkruan gazetari. Bravo gazetari Celiku, keshtu te pa anshem duhet te jene te gjithe.