Shkruan: Sefedin Krasniqi
A jane kushte që tashmë i ka pranuar Albini apo kurthe që duhet t’i pranojë, para se të bëhet kryeministër, mbetet të shihet.
Po cilat jane ato?
1. Albini duhet të pranoje Mini-Shengenin e Ramës dhe Vuçiqit!
2. Korrigjimin e kufijve me Serbinë (Hashimi, Rama, Vuçiq)
3. Të krijojë marrëdhënie normale me Hashim Thaçin!
A po do ambasadori amerikan t’i theksojë këto tri pika për t’ia hapur rrugën Albinit, sepse ky tashmë i ka pranuar, por i duhet « ndihmë » nga ambasadori për ta arsyetuar atë që ka thënë se nuk lëshon pé kurrë?
Apo, këto janë kurthe nëpër të cilat duhet të kalojë Albini dhe duhet të përgatitet me retorikën dhe demagogjinë e vet për ta përballuar linçimin nga elektorati i LVV – shumë agresiv, që karakterizohet me sharje dhe ofendime të rënda !?
Nga kjo duket qartë se USA nuk është e gatshme ta lë fatin e Hashimit në duartë e Albinit.