TORTURAT NË BURGUN E BURRELIT

SHKRUAN: KASTRIOT DERVISHI

Dom Simon Jubani ishte ndër të burgosurit politikë më të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së regjimit komunist. U dënua radhazi 6 herë duke qëndruar në burg në vitet 1964-1989. Në letrat që drejtonte asnjëherë nuk shprehte lutje dhe nuk e fshihte faktin se ishte antikomunist e kundër regjimit. Më poshtë, do gjeni një letër në të cilën bëhen të njohura torturat anësore në burgun e Burrelit.

***

Komitetit Qendror Tiranë

Nga torturat më shtazarake që përsojmë në burgun e Burrelit s’pari është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndizet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin. E dyta (është) zhurma që nuk pushon ditë as natë.

Nuk pretendoj të kem banjo ashtu sikuse thuhet se kemi, as nuk kërkoi me na çlirue prej shputave, grushteve, fyerje të përditshme, por u lutem shumë urdhëroni autoritetet e Burrelit të na çlirojnë prej tymit që na verboi sytë dhe na mori frymën, të na çlirojë prej zhurmave që na shkatërruan sistemin nervor, s’pakut mos të kena zhurmë kur flejmë.

Për arsyet e naltpërmenduna janë ba shumë greva urie, shumë vetë kanë dalë prej dhomave për të shkue me u shlodhë në birucë, pa tesha, në çimento për ditë dhe net, shumë protesta dhe ankesa janë drejtuar deri në Tiranë, por mjerisht, burgu i Burrelit, vazhdon të mbetet simboli i terrorit brenda e jashtë atdheut.

Kaq për njoftim
I burgosuri, Simon Jubani

Burrel, 16.12.1971

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top