Shkruar nga Mehmedali Jashari
Tito dha urdhërin, Shqipërisë t’i vihet zjarri,
Misionar’t jugosllav, përpiluan programin,
Enverin ndër banditë, e zgjodhën të parin,
Filluan fushatën, për t’a zhdukur shqiptarin.
I gjetën do endacak, pa plan e pa strehë,
Me një turmë kopilash, e bënë një kope,
Nuk i njihnin prindërit, vendin ku kanë le’,
Komandanta zgjodhën, Hoxhët e pafe.
Tito u jipte urdhëra, dy kryekodoshëve,
Kryezagarëve, Enver e Fadil Hoxhëve,
Milladin e Dushman, unë i kam dërgu’,
Nëse keni pengesa, kanë me iu ndihmu’,
Nëse doni pushtet, duhet me i dëgju’,
Urdhrat e emisarëve serb, duhet me i zbatu’.
K’shtu kopilat e sllavit, ia nisën sherrit,
Përmes Fadilit, e në besë t’Enverit.
U bën’ besnik, t’Dushmanit e Milladinit,
Komunistat, bijtë e Titos e Stalinit.