TI O KRYEXHELAT I SHITUR, FUTE PËRÇARJET MË TË TMERRSHME NDËR SHQIPTARË

Shkruan: Saim TAHIRAJ

Ti o kryexhelat fute përçarjet më të tmerrshme brenda shqiptarëve. Nëse i hedhim një vështrim kritik të kaluarës sonë historike, mund të konkludojmë se historikisht e djathta shqiptare, bëri një luftë të pastër për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet etnik të të gjithë shqiptarëve.

Shtetet fqinje me politiken e tyre hegjemoniste të djathtën shqiptare e konsideronin si pengesën kryesore për realizimin e interesave hegjemoniste që sa më shumë të gllabërojnë territore shqiptare. Ata përdorën metoda më tmerrshme të luftës për shfarosjen përfundimtare të shqiptarëve dhe gllabërimin e territoreve të tyre. Përpiluan elaborate nga më të ndryshme nga akademia e shkencës dhe kisha ortodokse serbe. Nga këto elaborate praktikuan luftërat më të tmerrshme ku shkaktuan tri gjenocide që përfundimisht ti shfarosin shqiptarët dhe të pushtohen tokat e tyre. Me gjithë luftërat e tmerrshme në stilin e tokës së djegur serbo-sllavët të mbështetur fuqishëm nga Rusia mëmë, kurrë nuk ia arritën qëllimit sepse shqiptarët historikisht luftuan me heroizëm të pashembullt dhe arritën ta mbrojnë ekzistimin e qenies së tyre kombëtare. Duke parë këtë rezistencë të fuqishme të shqiptarëve serbo-sllavët filluan metodat tjera nga këto elaborate. Ata filluan ta gjurmojnë se cilin nga elementet shqiptare mund ta përdorin dhe kështu me përçarjen brenda shqiptarëve të mund ti arrijnë qëllimet e tyre. Këtë e shfrytëzuan më së miri gjatë Luftës së Dytë Botërorë ku në emër së ideologjisë komuniste arritën të depërtojnë në zemër të shqiptarëve.

Ata nëpërmjet emisarëve të tyre arritën të jenë ideologët kryesor në themelimin e Partisë Komuniste shqiptare. Të gjitha forcat djathtiste që vepronin në mbarë hapësirën shqiptare e që në programin e tyre politik kishin bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe çlirimin e ç’do pëllëmbe të tokave tona dhe përfundimisht bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet etnik. Duke e parë këtë rrezik serbo-sllavët përdorën elementin tjetër shqiptarë të organizuar nga Partia Komuniste shqiptare në brigadat partizane dhe kështu futen luftën vëllavrasëse në emër të një ideologjie Komuniste e që në fakt nuk ishte asgjë tjetër vetëm vazhdimësi e ideologjisë pansllaviste për shfarosjen e shqiptarëve. Kujtojmë me dhembje të madhe shuarjen e rezistencës së armatosur në Kosovë, të cilën e bëri e djathta, por u detyrua të shpërndahet nga se nuk dëshironin një luftë vëllavrasëse me brigadat e ushtrisë shqiptare. Planet serbo-sllave nga këto elaborate u realizuan pikë për pikë falë komunistëve shqiptar.

Që nga ajo kohë e majta shqiptare në krye me komunistet shqiptarë nuk la metodë pa përdorur qofshin edhe ato nga më të tmerrshmet për zhdukjen përfundimtare të të djathtës shqiptare. Burimin kryesor të të gjitha përçarjeve brenda shqiptare e kanë në këtë kuzhinë komuniste me orientim Pansllavist. Edhe ngjarjet që u zhvilluan nga vitet e ‘90-ta e gjerë më sot dhe që u shoqëruan me pengesat dhe tentimet për përçarjet brenda shqiptare burimin e kanë nga ky element i veshur me atë ideologji komuniste-pansllaviste. Sigurimi i shtetit shqiptarë krijoi organizatën komuniste në perëndim, e cila u quajt LPRK. Nga ajo organizatë rekrutoj edhe individë, të cilët i përgatiti për veprime në interes të atij sigurimi. Me daljen në skenë të LDK-së, me një platformë të pastër kombëtare, e që lirisht mund të themi se ishte vazhdimësi e lidhjes së Prizrenit dhe e të djathtës shqiptare, dhe në krye të saj u vue nacionaldemokrati i madh Ibrahim Rugova. Kësaj lëvizje të fuqishme politike me orientim perëndimorë iu bashkëngjit i tërë populli shqiptarë në ish Jugosllavi. Ky bashkim i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve rreth një lëvizje djathtiste me orientim properëndimorë ku në krye të saj ishte një nacionalist i madh, e tmerroj shumë pushtetin komunist në Tiranë si dhe pjellën e tyre LPRK-në në perëndim. Ata nuk hezituan, por pa humbur kohë aktivizuan shërbimin e tyre agjenturorë të quajtur Sigurimi dhe filluan një luftë të ashpër propagandistike kundër ideologut dhe prijësit shpirtëror të shqiptarëve presidentit Rugova. Kur e pashë atë natë në një intervistë në televizionin tonë publik RTK kryeshikistin Klosi për një moment mu kujtua dhe rishfaqë para syve e tërë historia jonë e hidhur. Mu kujtuan të gjithë ata atdhetarë që në Luftën e Dytë Botërore u vranë nga partizanët komunist vetëm e vetëm pse luftonin për bashkimin e trojeve shqiptare.

Mu kujtua masakra e Tivarit dhe rrugëtimi i atyre shqiptarëve nëpër Shqipëri ku përjetuan tmerret nga më të ndryshme. Mu kujtuan të gjitha ato pushkatime, masakrime, dënime me burgje dhe tortura që përjetuan shumë atdhetarë të cilët të vetmin faj e kishin që ishin shqiptarë djathtistë dhe dëshironin bashkimin kombëtarë dhe se urrenin armikun e tyre historik serbo-sllavët, vëllezërit ideologjik të komunistëve shqiptarë. Mu kujtuan vitet e dhimbshme në Shqipëri nga viti 1992, ku i pava nga afër. Mu kujtua ajo fushatë e tmerrshme propagandistike kundër liderit tonë shpirtërorë Rugova. Mu kujtuan udhëtimet me autobus në shumë vende në Shqipëri ku për inat tonin dëgjohej më shumë muzikë serbisht se sa shqip. Mu kujtuan zërat duke biseduar njëri me tjetrin se unë vdesë për Zdravko Qoliçin, për Zvezdën për dreqin e naletin e të cilët neve në Kosovë na dënonin me burgje, na masakronin, na dhunonin për të na shfarosur. Mu kujtua vizita e Paniqit në Tiranë ku qindra shqiptarë të Kosovës protestuan kundër tij, por për çudi në anën tjetër më shumë se ne, vëllezërit tanë protestonin kundër neve dhe duke brohoritur rroftë Paniqi, rroftë Milosheviqi. Mu kujtuan deklaratat e udhëheqësve të shtetit shqiptarë ku bënin thirrje për një autonomi të Kosovës deri sa neve ishim në tym dhe flakë dhe luftonim për një Republikë të pavarur në pamundësi të bashkimit kombëtar. Ata takoheshin herë në Beograd e herë në Tiranë për një autonomi derisa presidenti ynë historik me të gjitha institucionet, paralele, të shtetit të Kosovës mu në mesin e Prishtinës funksiononin dhe luftonin ballë për ballë me policinë dhe ushtrinë serbe.

Mu kujtua ‘97-ta ku mu në qytetin heroik ku Isuf e Bardhoshi ngriti flamurin tonë kombëtarë dhe Ismail Qemaili me Isa Boletinin shpallën pavarësinë e gjysmës së Shqipërisë, po ngriteshin tre gishtërinjtë, simboli i armikut tonë shekullor Serbo-sllavisë. Mu kujtua paraqitja pompoze e zëdhënësit më famëkeq të shërbimit tuaj SIGURIMI, Qosja duke e quajtur “Revolucioni i vonuar demokratik” dhe duke e legjitimuar simbolin serbo-sllav tre gishtërinjtë me të cilin u masakruan, shumë Shqiptarë, u dhunuan shumë nëna dhe motra tona. Mu kujtua fillimi i luftës dhe pengesat që ti o kryexhelat i bëre duke penguar krahun institucional dhe duke futur përçarjet më të tmerrshme brenda shqiptarëve. Sa e sa herë na plaçkitën sejmenët e tu. Favorizove ata që rekrutuat më herët dhe po i përdorni për interesat tuaja të ndyra dhe të aleatëve tradicionalë serbo-greko-sllavëve. Në televizionin tonë publik RTK ti pate prapë guximin ta fyesh presidentin tonë historik, i cili e shkroi historinë më të ndritur të kombit tonë pas Lidhjes së Prizrenit. Sulmove sepse edhe në varrë i frikësohesh autoritetit të tij absolut në mbarë hapësirën shqiptare.

Fyeve edhe figurën e atdhetarit dhe nacionalistit të madh, ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit. E bëtë këtë në mënyrën më qyqare sepse hija e tij ju ndjekë pas ngado që të shkoni sepse ju jeni përgjegjësi kryesor për vrasjen e tij. Ju ishit në krye të atij shërbimi famëkeqe SHIK-u dhe pjella e tij në Kosovë, të cilët i sollën aq shumë vrasje politike dhe përçanë shqiptarët duke ua humbur rastin historik që ta bëjnë një luftë unike. Kjo nuk ndodhi fatkeqësisht sepse ju kishit misionin nga vëllezërit tuaj ideologjik serbo-sllavët që ta përçanit këtë luftë të shenjtë. Këtë mision të turpit dhe tradhtisë e morët në Kretë dhe e zbatuat aq sa mundët, por nuki arritët qëllimit edhe pse vratë dhe zhdukët shumë figura të mëdha politike dhe ushtarake të institucioneve që drejtonte Presidenti Rugova. Nuk ia arritët qëllimit tuaj të fëlliqur sepse politika e mençur, vizionare e profetit tonë Ibrahim nuk e lejoi këtë dhe doli fitimtare çdo here, nuk lejoi një luftë vëllavrasëse siç ishte skenari i juaj i turpit, pavarësisht se atij ju vranë figurat kryesore, dhe bashkëpunëtorët e tij. Madje ju e shfrytëzuat televizionin tonë publik RTK-në, i cili paguhet nga taksapaguesit e Kosovës, ku ju fyet nderin e kombit, ju lënduat zemrën e ç’do shqiptari. Ju e bëtë këtë sepse sa herë që ju ofrohet dita ku do dalin në shesh faktet për veprimet tuaj kriminale dhe të sejmenëve tuaj, ju përpëliteni për ta tërhequr vëmendjen e opinionit Shqiptarë diku tjetër, por kësaj nuk do ia arrini sepse fytyra e juaj e një serbofili dhe antishqiptari është e njohur për opinionin tonë në Kosovë dhe më gjerë. Formimi i Gjykatës speciale dikujt në Kosovë dhe Shqipëri po ia dridh këmbët. Shpresoj shumë që njëri nga ata do të jesh edhe ti oj fytyra më e urrejtur për ne shqiptarët në Kosovë.

1 thought on “TI O KRYEXHELAT I SHITUR, FUTE PËRÇARJET MË TË TMERRSHME NDËR SHQIPTARË”

  1. sa here qe brezat e ardhshem do te mesojne historin e kombit te tyre do ndeshen ne tradheti qe kane egzistuar ne historin e popujve .Tradhetija ne historin e populit tone eshte masive. Nuk dua te fyej popullin tim por fakti qe e pranoi tradhetin komuniste dhe kur me e keqja vazhdon temos reagoj ndaj kesaj tradhetie dhe ne ditet e sotme.Komunistet e shiten bashkimin shqipetar per karrike duke u sherbyer armiqeve serbo-grekDhe keto 25 vjetet e fundit kjo tradheti vazhdoj ne Kosove ku luftes per clirim e bashkim kombetar u shendrrua ne lufte per pushtet e pasuri Komunistet e sotem pjell e baballaret kane shkaterruar te sotmen e te nesermen .Lufta e klasave e reformat e rrenuan popullinne ate fare gjendje sa po e braktisin nga syt kembet vec te ikin se ketu nuk u ka mbetur asnje shprese .Bejne ligje e koncensione dhe populli u duket se i beson .Vjedhin te ardhmen e tije duke i bler voten .Po kjo po ndodh dhe ne Kosove me Asosacioni dhe territorin ndares Kosove Mali Zi.Kur ketij populli do ti vije mendja e te vendosin per ti flakur nga skena politike per ti dhene fund fatkeqesive,mjerimit e turpit.B.H.K ekomunistet po e zvarrisin se te paret e kryesoret jane pushtetaret si andej dhe ketej.Berisha sot kerkoj te behen zgjedhje .JO te behet B.H.K pastaj zgjedhjet.I genjen mendja se do te zgjidhen perseri e do te gezojne IMUNITET

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top