Agron Tufa

THIRRJE GAZETARËVE

Të nderuar gazetarë të vërtetë,
Nëse ju intereson farsa e radhës,
Ju njoftoj se ditën e martë, datë 16.07.2019, ora 10:00, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet mbledhje me rend dite si më poshtë:

Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010 “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”

Relatore znj. Klotilda Bushka.

Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhes se luftës (këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me certefikata sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën. Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish oficerëve operativë të Sigurimit famëkeq të diktaturës.

Ne do ta kundërshtojmë vendosmërisht këtë ndërhyrje thellësisht të paligjshme!

Kërkojmë mbështetjen tuaj!

Agron Tufa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *