THIRRJE BASHKËFSHATARËVE TË MI STRELLCNJANË!

SHKRUAN: AGIM CURRI, SOCIOLOG

Si bashkëfshatar i juaj dhe si shërbëtor i juaj i viteve 1990 – 1996 për kauzën tonë kombëtare kam një thirrje të veçantë për JU.
Duke e parë së asnjë nga qeveritë e gjertanishme të Kosovës nuk solli të mira për Ju dhe për Kosovën ; përkundrazi, solli varfëri ekstreme, zhvatje dhe kriminalitet e korrupsion, iu bëjë thirrje që këtë herë të keni kujdes së kujt do ia jepni votën tuaj të shejtë:

– Të gjithë në votime;
– Mos ua jepni votën tuaj atyre që u pasuruanë në kurriz tuajin;
– Mos ua jepni votën tuaj atyre që falën (shitën) territore të Kosovës;
– Mos ua jepni votën tuaj atyre që e zhvatën Kosovën për interesa përsonale apo partiake;
– Mos ua jepni votën tuaj atyre që e kriminalizuan dhe e korruptuan Kosovën;
– Mos ua jepni votën tuaj atyre që e varfëruan Kosovën dhe bashkëfshatarët tuaj;
– Mos ua jepni votën tuaj atyre që janë ra ndesh me ligjin, respëktivisht atyre që kanë akuza gjyqësore;
– Mos ua jepni votën tuaj atyre që iu flasin shumë fjalë të mira dhe iu premtojnë shumë, sepse ata do iu gënjejnë më shumë; por votën tuaj ua jepni atyre që iu premtojnë pak, sepse do iu gënjejnë më pak;

Nuk dëshiroj që të iu imponoj së kujt do të ia jepni votën tuaj.

Ju preferoj që votën tuaj të ua jepni atyre që nuk janë pasuruar në kurriz tuajin, atyre që nuk janë nën akuza gjyqësore; atyre që nuk janë të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Votën tuaj iu preferoj të ua jepni atyre që do punojnë për shtetin e Kosovës, për mirëqenjën e qytetarëve strellcnjanë e më gjërë.

Kërkoj mirëkuptimin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *