Kadri Minushi gjatë regjimit komunist vuajti 14 vjet burg të rëndë. Ishte anëtar i Komitetit për Çlirimin e Kosovës i drejtuar nga Hoxhë Kadri Prishtina e më vonë edhe i Grupit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit i drejtuar nga Halim Spahia. Ai përdorte një thënie të tij, e cila do të mbahet mend ndër breza:
– Kombi i cili nuk çmon penën e dijetarit, gjakun e dëshmorit dhe djersën e punëtorit, nuk është për dhimbje edhe sikur të shfaroset!
Edhe vdekja e tij ishte simbolike. Mbylli sytë më 28 Nëntor të vitit 1988 në Damanek të Malishevës. Gjithë jetën e tij u përkushtua për Shqipërinë Etnike.
Nga Bajram Mjeku