Themeluesi i SHVL-UÇK-së z. Daim Hiseni, njëherit mik dhe bashkveprimtar i Bac Avniut, i shpreh ngushllime familjes Dehari

I nderuari Baci Avni Dehari,

Te njohëm në ditët e hershme të veprimtarisë dhe për një numër nga shokët tanë, Ju keni qenë njëri nga frymëzuesit e tyre për të ndjekur dhe për të trasuar rrugën drejt lirisë dhe pavarsisë.

E dijm fort mirë se sa herë keni qenë të përndjekur nga regjimi sërb. E dijm mirë se sa herë ju kanë kërcnuar njerëz nga rradhët shqiptare me ideologji komuniste, por asnjëher nuk i mbështete dhe nuk i përkrahe.

Jemi të vetëdijshëm se shkijet e sërbisë nuk aritën as t’ju luhasin dhe lëre më t’ju thejnë.

Sot, në Nëntorin e pavarsisë të cilit dikur i jemi gëzuar shumë, sot në një Kosovë që të tjerët mendojn se është sovrane dhe e pavarun, duhet t’ju shprehi ngushllime për humbjen e birit tuaj dhe vëllaut tonë Astritit.

Sado dhe sido që të duan ta arsyetojn vdekjen tragjike të birit tuaj, kjo është edhe një dëshmi e qartë se drejtësia e Kosovës akoma është dorë e zgjatur e sërbisë.

Institucionet e saja edhe mëtej vazhdojn të fshehen pas uniformës sërboçetnike dhe profrançeze.
Ngushllime drejtësisë së Kosovës, për padrejtësinë që edhe sot e kësaj dite mbretëron në institucionet e saja.

Dora e zezë e politikës sërbe në Kosovë paska qenë shumë më e gjatë se sa kemi mundur ne ta paramendojm.

Vdekja e Astritit është vrasje për ta heshtur gojën e Bac Avniut, veprimtarit i cili mendonte zëshëm duke e drejtuar gishtin drejt disa funkcionarëve dhe liderëve si vrasës të shqiptarëve dhe pengesa kryesore e procesit kombëtarë si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe gjetiu.
Zoti ju vraftë të gjithve, që edhe mëtej mundoheni ta heshtni të vërtetën duke na kërcënuar dhe anashkaluar.

Vdekja e hershme e Astritit le të jetë nisma drejt dëshirës së tij në këtë jetë. Le të jetë shembull për vetëdisimin e rinisë shqiptare se vdekja është më e ëmbël se nënshtrimi.

Vdekja është rruga e dëshmorëve me të cilët sot mburremi dhe ju thurrim vargje.
Më mirë i vdekur, por shqiptarë, se sa i gjallë me pushtetar tradhtarë.

Ngushllime miku ynë Avni,
Ngushllime familja e gjërë Dehari,
Ngushllime rinia shqiptare, ju shokë dhe miq të Astritit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top