Thaçi eshte nje krimb i vogel dhe demtues i madh

SHKRUAN: HAKI ABAZI

Veprimet e Thaçit jane antishteterore, antikombetare dhe antikushtetuese. Me buxhetin e Kosoves dhe te qytetareve te Kosoves ai eshte duke punuar kunder interesit dhe integritetit territorial e kushtetues te vendit. Ky njeri paraqet rrezikun me te madh qe ka pase Kosova qe nga perfundimi i luftes me 1999.

Hashim Thaçi ka deshtuar qe te merr perkrahjen e Evropianeve dhe Amerikaneve per idene Ruso-Serbe, per ndarje te Kosoves. Iluzioni se ne Paris do te gjeje mbeshtetje dhe qendrimi Gjermanise do te ndryshoje, ka pesuar fiasko te radhes. Tani po ben tentimin e fundit qe te ndryshoje qendrimin e individeve duke mos kuptuar qe percaktimi i Politikes se Jashtme te SHBA dhe shteteve serioze demokratike nuk eshte çeshtje e opinioneve te individeve por percaktim serioz i komiteteve dhe institucioneve qe merren me analiza strategjike.

Ndarja ose korrigjimi i kufinjeve te Kosoves do te ishte fitore e gjenocidit dhe formes se shfarosjes se populllates per te arritur qellimet politike. Kete gje nuk e lejon bota demokratike, sidomos tani kur Rusia po vazhdon me agresionin e saje ndaj Ukraines pas aneksimit te Krimese.

Loja dhe manipulimi me Luginen e Presheves eshte kulmi i papergjegjesise.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top