Thaçi është i pabesë, hipokrit dhe i shitur

SHKRUAN: ADEM SALIHAJ

Sot dëgjuam një deklaratë të re të Thaçit. Ai në Tiranë deklaroi:” Pa shkelur mbi trupin tim askush nuk mund ta cënojë asnjë milimetër të territorit të Kosovës”.

Vërtetë Thaçi ka dalur aq hipokrit, i pabesë e i shitur, sa që as imagjinata jonë nuk ka arritur ta bëjë këtë.

Pas daljes hapur si njeri i Serbisë, i cili doli hapur për copëtimin e Kosovës dhe për shkatërrimin e shtetësisë së saj, pas dështimit, po mundohet t’i rikthehet retorikës patriotike.

Nëse vërtetë arrinë serish t’i mashtrojë njerëzit, atëherë del qartë se njerëzit në Kosovë janë shumë të manipulueshëm dhe ardhmja e tyre është shumë e errët.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top