SHKRUAN: ADEM SALIHAJ
Thaçi është bërë shumë i rrezikshëm për Kosovën ,ndërsa partitë politike dhe qytetarët aspak nuk janë te vetëdijshëm. Partitë,portalet e politikanët vetëm merren me llafe,askush asgjë konkrete nuk ndërmerr për ta shmangur rrezikun e madh që po i kanoset Kosovës. Robert Cooper e bëri shumë të qartë planin e Serbisë për ndarje te Kosovës,të cilin me aqë këmbëngulje po mundohet ta realizojë Thaçi . Thaçi e ka thënë shumë qartë për ata që duan të marrin vesh, se Serbinë askush nuk mund ta bindë që ta njohë Kosovën,as SHBA e as Bashkimi Europian. Sipas tij,Serbia pajtohet vetëm nëse ia japim atë që e kërkon,e këtë është i gatshëm t’ia japë Thaçi. Pastaj, Serbia na pranon dhe na përkrah për anëtarësim në OKB,i bindë pesë shtetet e BE-së që të na njohin,naj hapë të gjitha dyert e na ndihmon shumë. Vetëm duhet tia japim 30 për qind te territorit të Kosovës. A po e shihni sa e lehtë është zgjidhja,thotë Thaçi. Hajde të bëhemi unikë dhe t’ia japim atë që po kërkon Serbia. Ndryshe nuk do të na pranojë kurrë. Serbia na ka në dorë neve,ne varemi plotësisht nga Serbia. Kjo është ajo që po na thotë Thaçi për çdo ditë.
Nuk ka pasur historia jonë një njeri si Thaçi,që të jetë kryetar shteti dhe të mundohet kaq shumë t’ia japë tokën tonë armiqëve tanë. Thaçi është shumëfish i rrezikshëm për shkak të pozitës që ka. Tash po shihet qartë se edhe republikën serpska në formën e asociacionit të komunave me shumicë serbe,edhe krijimin e listes serbe, edhe demarkacionin,edhe të gjitha favoret për serbët në veri,Thaçi i ka bërë me vetëdije të plotë dhe se aspak nuk janë gabime të rastit. Ai nuk po mund të zë vend askund nga frika e Gjykates Speciale,prandaj edhe është i gatshëm ta japë çdo gjë të Kosovës,që ta shpëtojë lëkurën e tij. Nuk ka asgjë më të rrezikshëm për një shtet se sa të ketë në krye të tij njerëz të shantazhueshëm, që kanë dosje kriminale. Shtetet armike japin miliona për të sjellë në krye të shtetit tonë njerëz me dosje kriminale,sepse pastaj e kanë lehtë të na shkatërrojnë.