SAIM TAHIRAJ, ISMET TAHIRAJ DHE SEFEDIN KRASNIQI

TETË VRASËSVE TË AHMET KRASNIQIT IU SHTUAN EDHE TRE

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI, ANËTAR I SEKRETARIATIT KOORDINATOR TË BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË MËRGIM

Disa vite më parë, si çdo vit, mbahej Forumi i Crnas-Montana në Zvicër. Nga lajmet ditore kuptova që edhe Berisha do të merrte pjesë. Kisha kureshtje ta takoja nga afër. Këtë dëshirë ia shpreha një mikut tim tropojan që kishte një fije shpresë që do të mund ta caktonte një takim. Ashtu edhe ndodhi

Takimi

U takuam në hollin e hotelit. Ishte i shoqëruar nga Edi Paloka. Posa na vërejti që i afroheshim tavolinës së tij, u ngrit në këmbë dhe me buzëqeshjen e tij karakteristike, na uroi mirëseardhje. Nisi biseda. Kuptohet, pa ndonjë protokoll. Ishim bërë sy e vesh kur rrëfente ngjarje të vërteta nga jeta, por edhe shumë barsoleta, të cilat, kur i tregonte, i përcillte me mimikën e tij karakteristike. Nganjëherë, thumbonte Edi Paloken, për t’i dhënë bisedës ngjyrë edhe më gazmore.

Vrasja e Ahmet Krasniqit

Krejt spontanisht u përmend lufta çlirimtare e Kosovës. Në këtë kontekst, nuk di kush e përmendi vrasjen e Ahmet Krasniqit. Ra heshtja. Askush nuk fliste asnjë fjalë. Berisha ndërroi pamjen e fytyrës dhe mori një qëndrim serioz. Mendova qe gabuam…
Po, tha, kjo vrasje e ka turpëruar shtetin shqiptar të asaj kohe. T’ia vrasësh Kosovës në luftë, ministrin i Mbrojtjes, është skandal që Shqipëria do ta ketë për turp. Uli kokën dhe mori frymë thell.

Në vrasjen e Ahmet Krasniqit, vazhdoi Berisha, kanë marrë pjesë tetë (8) persona. Ishin nga Shqipëria dhe nga Kosova, por udhëheqës i tyre ishte SHIK-u, i Fatos Klosit. Në të vërtetë, qartësoi, Fatos Klosi, personalisht, e ka përgatitur dhe udhëhequr kurdisjen e aktit të vrasjes. Foli, pikërisht, ashtu siç foli në emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës. Krejt spontanisht.

Kisha dëshirë ta bëj publik rrëfimin e Berishës, por nuk mund të merrja një vendim pa u konsultuar, sespe për herë të parë thuhej në mënyrë të shkoqitur dhe përmendeshin tetë persona. Pastaj, dilnin nga goja e një njeriu që kishte qenë edhe Premier i qeverisë dhe President i Shqipërisë. U konsultova me disa miq. Secili më thoshte, mos të ka thënë në besë dhe mos e keqpërdorja rrëfimin e tij duke e bere publik? Vendosa ta konsultoj një mik, i cili, i njehte atëherë, edhe sot, shumë mirë rrethanat politike në Shqipëri dhe Kosovë. Miku im, më këshilloi, se mund ta publikoja, por të bëja kujdes që mos ta rëndoj tekstin, sepse mund t’i bënte dëm Berishës. Vendosa dhe e publikova, por pas pak ditësh, bëra auto censurë, dhe e tërhoqa shkrimin e shkurtër. Megjithatë, më bëhet, sipas reagimeve, të gjithë kundërshtarët e Berishës e kishin lexuar.

Këto ditë, Sali Berisha foli prapë

Foli dhe goditi, drejtpërdrejtë, Fatos Klosin. Pra, tash e goditi direkt në TV, dhe kjo deklaratë bombë u kap nga shumica e gazetave të shkruara dhe elektronike se dhe Tv të ndryshme. Foli edhe Klosi, në një tjetër emision në TV, por ishte shumë i ngathtë. Aspak bindës. Klosi, ka folur edhe më herët dhe me shumë nervozë për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Zakonisht, çdo gjë që lidhet me UÇK (lexo LPK), Klosi e fut nën përgjegjësinë e Xhavit Halitit. Nëse, është kështu, atëherë për gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri gjatë luftës se Kosovës, përgjegjësinë e ka edhe Xhavit Haliti, njëri nga komandantët e UÇK-së, të Shtabit të hotel Rognerit. Madje, Klosi e shpalli rrenacak Pandeli Majkon dhe i ngarkoi me një turp të madh shtabistët e Rognerit duke i akuzuar se një pjesë të armatimit e kanë ble nga Serbia.

Zëdhënësit e Klosit në Kosovë

Veç goditjes që tronditi Fatos Klosin, tronditi edhe zëdhënësit e Klosit në Kosovë. Nëpërmes tyre, Klosi, për të shitur e shtuar frikën, tetë (8) vrasësve që ia ka përmendur Berisha, ia shtoi edhe tre (3).

Në këtë situatë, të gjithë ata që e kanë dashur Ahmet Krasniqin dhe janë thirrur në emrin e tij dhe disa edhe kanë përfituar politikisht e aty-këtu edhe materialisht, duhet të reagojnë. Fillimisht, të sigurohen se vrasja e Ahmetit do të trajtohet nga Gjykata Speciale e Hagës. Nëse del që kjo gjykatë nuk do të merret me vrasjet në Shqipëri, atëherë të angazhohet një avokat ndërkombëtar (nëse lejon kushtetuta Shqipërisë), nëse jo, atëherë një avokat shqiptar i cili do të hapte dosjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit duke kërkuar që dëshmitar kryesor të jetë Fatos Klosi.
Megjithatë, familja e ngushtë e Ahmet Krasniqit duhet ta ketë fjalën kryesore…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top