Testim profesional dhe psikiatrik politikaneve!

Shkruan: Elena Kocaqi

Ne Shqiperi duhet te behet urgjentisht, para te gjitha llojeve te testimeve, testimi i politikaneve. Ky testim duhet te behet si nga ana intelektuale dhe profesionale por edhe nga ana mendore. Pse?

1- Ata menaxhojne afersisht 5 miliard dollar ne vite, pasuri te perbashket te shqiptareve qe ju merret shqiptareve nepermjet taksave dhe qe shkon ne mbi gjysmen e te ardhurave tona personale.

2- Ata menaxhojne pasurine kombetare te shqiptareve qe shkon ne miliarda euro.

3-Ata menaxhojne gjithçka qe ka te bej me sigurine dhe mireqenien e ketij populli.

Atehere, a mund çdo kujt ti lihet kjo pergjegjesi kaq e madhe ne emer te disa zgjedhjeve fallco? Ka ardhur koha qe kandidatet per deputet, per kryetar bashkie apo per çfaredo lloji pushteti tjeter te testohen me provime kombetare. Urgjentisht, sepse kjo eshte e vetmja zgjidhje per mireqenien e shqiptareve.

Nese jo, atehere mbani korrupsionin dhe varferine qe keni, sepse eshte e natyrshme qe te tille rezultate do keni kur qeveriseni nga te paafte dhe rrugaçe.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top