SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU
Revolucionarët e rinj të së Majtës janë demagogët e radhës që predikojnë “interesin e shumicës”.
Këta terroristë ofendojnë qytetarët me terma “shpellarë” dhe “zaptues”, kur në të vërtetë zaptues janë ata që më 1944, me armë dhe terror zaptuan Shqipërinë.
Në emër të pushtetit të shumicës, ata bënë krime të pashëmbullta në Shqipëri dhe nuk u ndëshkuan. Terroristë të së Majtës, merreni vesh se Demokracia nuk është thjesht pushtet i shumicës, por mbrojtja e pakicës.
Në Francë protestohet kundër oligarkisë që është më origjinë majtiste dhe e pangopur. Protestohet kundër dordolecit të oligarkisë. Në Shqipëri duhet të protestohet kundër sundimit të oligarkisë, kësaj mafie në pushtet.
Opozita duhet të mbrojë pakicën që dhunohet nga terroristët majtisë, ta mbrojë me të gjitha mjetet. E Djathta tradicionale duhet të zbresë në “fushën e betejës”, ose të pranojë përfundimisht dështimin e turpshëm.