Familja Morina* sikurse edhe shumë familje tjera të mërgimtarëve, edhe këtë vit pushimet vjetore i kaluan në vendlindje. Në fshatin e tyre të lindjes, aty ku kryefamiljarët kishin kaluar fëmijërinë dhe ditët e para të rinisë, ka ndryshuar shumëçka! Xhamia e vjetër e fshatit, vendi ku zakonisht mblidheshin pleqtë e katundit*, nuk ekzistonte më. Në vend të saj është ndërtuar një xhami e re, me arkitekturë tërësisht te ndryshme nga ajo që njihnim para kohës së luftës, rrëfen Besniku.
Më tej, duke vazhduar rrëfimin e tij, Besnik Morina* tundë kokën dhe shprehë pakënaqësinë e tij.
“Mos py’t, mos py’t, sepse gjdo mëngjes, zani kumbu’s nga xhamija e katun’it na e prishte gjumin. Unë vet si Besnik, jam shumë tolerant. Edhe gruaja ime është shumë tolerante, por fëmijët tanë filluan të ankohen, tue na thanë se, kur të kthehen në Zvicër, vizitën në vendlindjen e prindërve nuk munden me e quejt pushim, por terror të pandalshëm psikologjik, sidomos në orët e hershme të mëngjesit, atëherë kur ata e bënin gjumin më të mirë.”
Në pyetjen e gazetarit se si ka qenë situata para se të ndërtohej xhamia e re në fshat, Besniku thotë: “Para se me u ndërtue xhamia e re, ezani n’katun’in tonë ka pasë shyhret dhe osht kon’ knaq’si me ngue, kurse sivjet, me këta përqu’sit e zanit kumbu’s, neve si familje na kanë tmerru, se edhe me dasht me u anku, nuk ke as ku ankohesh! Me i thanë dikujt n’katun se po na pengon zani i naltë i ezanit, osht dro që t’ngjesin bishta pa i pasë hiç, kështuqë, për hatër të fëmijëve, vendosëm që pushimet t’i ndërpresim dy javë ma herët dhe të kthehemi në Zvicër.” – përfundon rrëfimin e tij kryefamiljari Besnik Morina.
______________________
* Emri dhe Mbiemri të njohur për redaksinë.
POSHT ANTIDARDANT QË U BĒN ALEAT TË PDK EDHE POSHT PRODRMAQT QË NA NDAN UQK NË DY USHTRI KUR TJETRA PAS SHPINE VRANTE SHQIPTAR BARAZI ME SHKA ETJ